OKB: Të zbardhen krimet e komunizmit dhe krimet pa gjyq

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

OKB: Të zbardhen krimet e komunizmit dhe krimet pa gjyq


 
 
 

Denion Ndrenika

Një reporter i Kombeve të Bashkuara kërkoi nga qeveria e kryeministrit Sali Berisha që të bëjë zbardhjen e të gjitha krimeve që nuk kanë kaluar nëpër shkallët e gjyqësorit, përfshi autorët dhe ndodhitë gjatë kohës së regjimit të paraviteve ‘90-të. Reporteri Filip Alston që ndodhet prej datës 15 në Shqipëri, tha në takim me kryeministrin se Shqipëria duhet të zbardhë të gjithë krimet e kryera gjatë periudhës së diktaturës komuniste dhe të bëjë transparencën e plotë për ngjarjet dhe aktorët. “Shqipëria duhet të zbardhë të gjithë krimet e kryera gjatë periudhës së diktaturës komuniste dhe të bëjë transparencën e plotë për ngjarjet dhe aktorët”-u citua Alston.

Ai po ashtu ka vlerësuar, sikurse raportoi faqja zyrtare e kryeministrisë, faktin që Shqipëria ka kuadrin e plotë ligjor për krimet ndaj jetës së njeriut, si edhe vendosmërinë dhe rezultatet e qeverisë në luftën kundër krimeve ndaj jetëve njerëzore, përfshi edhe rastet krimeve për arsye të hakmarrjes, por edhe ndaj krimeve të tjera siç janë dhuna në familje. Sipas Alstonit, Shqipëria është ndër vendet me më pak probleme për sa i përket numrit të vrasjeve jashtëgjyqësore. Ndërkaq, Berisha i tha Alstonit se po bëhet nga qeveria çdo përpjekje për krijimin  e institutit për krimet e komunizmit dhe ngritjen e task forcës që do të kërkojë, gjejë dhe identifikojë eshtrat e viktimave të komunizmit. Ai tha gjithashtu se lufta me zero tolerancë kundër krimit është dhe mbetet përparësi themelore e punës së qeverisë.

Alston u emërua Raporter i Posaçëm në 2004 nga Komisioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, si i pavarur nga qeveritë dhe vepron në zotësinë e tij individuale. Në “autoritetin” e raportuesit Alston përfshihet zbardhja e krimeve pa gjyq, që nuk përjashton rastin e biznsemenit shqiptar nga Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Remzi Hoxha që nuk gjendet që prej vitit 1995 dhe që në procesin gjyqsor kosniderohet prej prokurorisë si i rrëmbyer nga punonjës të asokohshëm të Shërbimit Informtiv Kombëtar, sot Shërbimi Informativ i Shtetit. Ai ka takuar aktorë shoqërorë në Tiranë dhe në Shkodër që kanë dëshmuar mbi fenomenin e gjakmarrjes dhe që janë brenda funskionit të tij për çështjet e mosndëshkimit dhe përgjegjësisë penale për vrasjet. Përqendrimi i reporterit Alston ishte për vëzhgimin dhe dëshmimin e rasteve të dyshuara të vrasjeve dhe shkaqet e tyre, si dhe nëse janë marrë masa ligjore efikase për të hetuar, ndjekur penalisht dhe dënuar personat përgjegjës. Alston u takua edhe me familjarë të viktimave dhe dëshmitarë të vrasjeve.

“Seriozë kundër krimit të organizuar”
 
Presidenti Bamir Topi tha dje se Shqipëria po bën përpjekje serioze në luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomeve negative si trafikimi i qenieve njerëzore, gjakmarrja dhe dhuna në familje, duke patur në këtë drejtim dhe mbështetjen e vazhdueshme të strukturave të posaçme dhe misioneve të specializuara ndërkombëtare, që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në vendin tonë. Preisdenti foli në takimin me raportuesin e Kombeve të Bashkuara, Filip Alston. “Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat dhe vështirësitë, me të cilat po përballemi në vijimësi, por edhe të bindur në realizimin me sukses të misionit tonë për ruajtjen dhe konsolidimin e standardeve demokratike në vend”-tha Topi.

Article by: http://www.rrokum.tv/?page=1,4,1142