Monday, 19 February 2018

ARCT CALLS FOR ACTION

User Rating: 0 / 5

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

 

INTEGRATION OF THE FORMER POLITICAL PRISONERS – NOT A PRIORITY IN THE PROCESS OF EU INTEGRATION

Albanian Rehabilitation Center for Trauma and Torture has been participating in the process of the discussions of the strategic document “RoadMap on the Albania’s priorities in the process of EU integration”. The recommendations and suggestions have articulated the current needs for this special group: socially, economically, culturally excluded from the Albania’s transition from dictatorship to democracy.

ARCT since 1996 has been actively working on the integration of this special group, raising awareness and the importance of redress and reparation form the Albanian state authorities.

ARCT calls for action: integrating the former politically prisoners, hundreds of those who suffer exile and repression, torture and all kinds of democide- means ending this long transition..

PERNDJEKJA POLITIKE NUK PERFSHIHET NE "ROAD MAP MBI 5 PRIORITETET E SHQIPËRISË"- NË PROCESIN E INTEGRIMIT EVROPIAN

 

 Qendra Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe Torturës shpreh qwndrimin e saj mbi Kapitullin dhe Ndërhyrjet që lidhur me Prioritetin 5 “Mbrojtja e të drejtave të Njeriut”, faqe 65 e ne vazhdim.

Në vështrim të pëgjithshëm, konstatohet se ndërhyrjet e rekomanduara kanë shtjelluar {por jo shteruar} ndërhyrjet në fusha të caktuara si, diskriminimi (përfshi atë me bazë gjinore),  të drejtat e fëmijëve, dhe dhunën në familje, disa ndërhyrje lidhur me të drejtat e minoriteteve rome dhe egjiptiane.

Asnje grup tjetër shoqëror nuk adresohet – duke krijuar idenë se pjesa më e madhe e të drejtave dhe lirive themelore për të gjitha shtresat shoqërore, kulturore, pakicat me nevoja të veçanta, nuk perfshin ish të dënuarit dhe të përndjekturit politikë ,viktima te diktatures 1944-1991 dhe te mbijetuar gjate 1991-2014.

QSHRT prej 20 vitesh ka kontribuar në përgatitjen e skemës ligjore dhe përmirësimin e mekanizmave institucionalë për zgjidhjen e nevojave thelbësore të shtresës së ish të dënuarve e të përndjekurve politikë, të vrarëve e të zhdukurve pa gjyq, të internuarve dhe familjeve të tyre të harruar në “internimin” e tranzicionit të pas-90’s; personave të shpronësuar për shkak të regjimit diktatorial komunist, etj; të cilët kanë të gjithë të drejtën për të konsideruar si SHKELJE të të drejtave të tyre kushtetuese dhe universale mungesën e restituimit të Dinjitetit Njerëzor për rehabilitim social, moral, institucional dhe financiar.

Në vijim, gjeni qëndrimin dhe Rekomandimin e QSHRT dhe partnerëve të saj për këtë çështje: 

Të përndjekurit politikë dhe statusi i munguar social, ekonomik, institucional si VIKTIMA TË TORTURËS:

  fillim të viteve '90 në Shqipëritranzicioni ka prodhuar një shumëllojshmëri të metodave dhe instrumentevetë tilla si Ligji i Pafajësisë, statusi për ish-të përndjekurit politikë, VKM-të që synojnë rehabilitimin e viktimavedëmshpërblimi dhe kthimi i pronavepor në shumicën e rasteve u bënë përfitues militantët dhe matrapazët politikë, që konsoliduan pushtetin e tyre ekonomik, pas mbështetjes së sistemit gjyqsor (shembull i dhimbshëm i mos-funksionimit të ligjit mbetet privatizimi i Hotel “Krujës”, i cili kushtoi rreth 2000 vite burg-miniera për 188 te burgosur politikë- padrejtësisht në duart e matrapazëve, ndërkohë që shumica e të burgosurve nuk jetojnë...

 Lidhur me çështjen e Drejtësisë Restauruese dhe integrimin për kategorinë e të përndjekurve politikë dhe familjet/të afërmit e tyre, mekanizmat e drejtësisë dhe institucionet përkatëese nuk duan të angazhohen.

 Rasti i Shqipërisë është një demonstrim se pa një mekanizëm kuptimplotë të drejtësisë restauruese shanset për turbullira sociale dhe ngecja e procesevedemokratike mbeten të larta edhe 20 vjet pas ndryshimit të regjimitMekanizmi i mohimit nuk do të sjellë paqe të qëndrueshme sociale, ndërsa respektimii pakushtëzuar i të drejtave të njeriut ka nevojë të  zbatohet për të gjitha grupet shoqërore.

 Shqipëria është ratifikuese e pothuaj të gjitha parimeve universale në mbrojtje të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut. Mund të sjellim në vëmendjen Tuaj: Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile e Politike si dhe Paktin për të Drejtat Sociale e Ekonomike; Konventën kundër Torturës dhe akteve çnjerëzore dhe degraduese, Konventat e Gjenevës dhe të gjitha aktet ndërkombëtare për luftën kundër krimeve të rënda dhe genocidit, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (dhe praktikat gjithnjë në rritje të Gjykatës së Strazburgut).

Asnjë nga këto detyrime ndërkombëtare për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtës së Jetës, të Pronës, {pa}ndëshkueshmërisë e torturës dhe rehabilitimit të viktimës– nuk është adresuar në këtë RoadMap.

 Shqipëria ka nënshkruar, por nuk zbaton Konventën Evropiane për kompensimin e viktimave të krimeve të dhunshme (1983)Sipas KonventësQeveria Shqiptare duhet të ketë plotësuar legjislacionin e brendshëm dhe përmirësuar praktikat në lidhje me kompensimin e viktimave të krimeve të dhunshme, por deri më sot asnjë masë nuk është marrë.

 Megjithë zbatimin e të ashtuquajturës "politikë" e dëmshpërblimit për viktimat, praktikisht asgjë nuk është bërë në fushën e drejtësisë restauruese lidhur me adresimin e PAZBATUESHMËRISË së ligjeve të brendshme dhe ndërkombëtare në lidhje me dënimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri. Ligji i amnistisë i 1991-shit krijoi një rreth vicioz për ata që preken nga ligji, duke konsoliduar pengesa ligjore dhe administrative për ish të përndjekurit politikë, ndaj qasjes civile dhe administrative të të drejtave të tyre ndaj gjithë vuajtjeve çnjerëzorë gjatë regjimit komunist. Përveç kësaj, sistemi i drejtësisë ka funksionuar në avantazh të figurave kryesore të regjimit shtypës,  duke u shfrytëzuar me sukses si mjet për sigurimin e amnistive, për rikthimin, posedimin e pasurive të sekuestruara, të drejtën për strehim dhe pensione të posaçme – sikur të bëhej fjalë për heronj e jo për diktatorë dhe torturues.

 Për ironi, Shqipëria sot nuk ka legjislacion që t’i referohet në mënyrë eksplicite ndëshkimit dhe dënueshmërisë së krimeve  regjimit totalitar komunistPo ashtuheqja e simboleve dhe titujve të regjimit diktatorial jo vetem qe nuk është realizuar,por ne media eshte duke u ndermare nje fushate ne rritje per te rivleresuar diktatorin..

 Sot Shqipëria nuk ka zbatuar asnjë element të Drejtësisë Restauruese: Sipas  dhënave të mbledhura nga QSHRT (1993-2013) ka më pak se 2,000ish të përndjekur politikë (viktimat të torturës mbi 65 vjetende në jetë (gjallë) që jetojnë në kushte dramatike dhe pa një shans për rehabilitim materialmoral dhe shoqëror.

 Greva e Urisë e ish të dënuarve e të burgosurve politikë në Shqipëri (2012) tërhoqi vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare si kurrë më parë[1],, duke përfshirë Departamentin e ShtetitKomisionin EuropianParlamentin Europian, dhe organizma të tilla si OSBE dhe Reporteri i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara mbi ekzekutimet jashtëgjyqësore ose arbitrareChristof Heyns[2]Për shkak të grevës së urisë në Tiranë (tetor 2012[3])më të pafat viktima njerëzore  historinë e gjatë të grevave të urisë në këtë vendprocesi i monitorimit nga komuniteti ndërkombëtar për demokratizimin e Shqipërisëformuloi rekomandime për një përfshirje të shpejtë të çështjes së përndjekjes politike si pjesë të Axhendës së Integrimit.[4]

Edhe pse nuk u deklarua shkaku i grevës, në Progres -Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë të vitit 2013 përcaktohet: "Një grup i ish-të burgosurve politikë kanë hyrë në grevë urie vjeshtën e kaluarduke pretenduar mungesat në zbatimin e ligjit të vitit 2007 për kompensim dhe të drejtën e kthimit dhe rehabilitimin e ish- të burgosurve politik dhe personave të persekutuar".[5]

 Raporti i Departamenti të Shtetit SHBA 2012 deklaroi se ... " Nuk ka pasur raporte për të burgosur apo të ndaluar politikë. Ish të burgosurit politikë nën regjimin komunist vazhduan t’i kërkojnë qeverisë dëmshpërblimin. Më 21 shtator, një grup i vogël i ish- të burgosurve politikë nisën një grevë urie në Tiranë duke kërkuar pagesat e papaguara nga qeveria. Gjatë grevës së urisë 31 -ditore , dy protestues në Tiranë dhe një individ i tretë në Pogradec i vënë zjarr vetes për të protestuar refuzimin e qeverisë për të negociuar me protestuesit. Policia e ndaloi me sukses të paktën një përpjekje tjetër nga një protestues për të djegur veten dhe zbatoi kufizimet ndaj lëngjeve që hyjnë në zonën grevë në një përpjekje për të parandaluar më tej vetë-dëmtimet. Pas grevës disa protestuesit njoftuan se qeveria iu dha atyre një pjesë të pagesës. Megjithatë, organizatorët e protestës njoftuan se zyrtarët e sigurimit të shtetit vazhdimisht u kanë monitoruar lëvizjet e tyre, dhe se zyrtarë civile kanë ngacmuar ata dhe familjarët e tyre[6]

 Raporti më i fundit në Këshillin e Përhershëm nga Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri ( 31 tetor 2013 ) deklaroi se "Në fund të shtatorit dhe tetorit 2012, një grup prej rreth njëzet personash ish përndjekurve politikë nisën një grevë urie në një rrugë në qendër të Tiranës , duke kërkuar një pagesë më të shpejtë të kompensimit për viktimat e regjimit komunist. Dy prej sulmuesve i vënë zjarr vetes, edhe pse detajet e sakta janë të diskutueshme, një vdiq. Krahas aktorëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë, Prezenca kërkoi dialog mes qeverisë dhe grevistëve, për të ulur tensionin dhe për të gjetur një zgjidhje të pranueshme. Edhe pse një vendim gjykatë deklaroi grevën të paligjshme, vendimi nuk është zbatuar, Grevistët u vetë-shpërndanëa pas refuzimit të policisë për të lejuar ujin dhe mjekimet në zonën e grevës. Problemet themelore nuk janë zgjidhur përfundimisht, por ka shpresa të forta se qeveria e re do të adresojë këtë çështje[7].

 Qendra Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe Torturës ka qenë e vetmja organizatë që u pranua nga komuniteti ndërkombëtar për negociimin e kërkesave të grevistëve me Presidentin e Republikës. Kërkesat e tyre vazhdojnë të injorohen nga qeveria e re.

  • ·         Kërkohet zbatimin  e ligjeve në fuqi të miratuara për përndjekjen politike
  • ·         Dëmshpërblim i menjëhershëm për personat e mbetur gjallë
  • ·         Strehim për të pastrehët
  • ·         Pension të posaçëm për të gjallët
  • ·         Të burgosurit politikë të quhen si pjesë e Memories historike
  • ·         Përndjekja politike të përfshihet në tekstet e historisë, si pjesë e edukimit
  • ·         Njohja nga shteti i letrave me vlerë

 Të mbijetuarit politikë kanë vuajtur shumë më tepër se sa mesatarja e popullsisë gjatë kësaj kohe. Nuk mund të jetë gabim nëse shoqeria i respekton dhe i nderon ata në një mënyrë veçanërisht empatike dhe bujare. Të përndjekurit politikë kanë nevojë për vëmendjen e të gjithëve – jo si shtresë në nevojë – por si një grupim patriotësh, intelektualësh, klerikësh dhe idealistësh që deshën një Shqipëri Evropiane të emancipuar e demokratike që në vitet ’40.  Shteti shqiptar i detyrohet kësaj shtrese të përvuajtur, jo vetëm përndjekjet dhe torturat në 45 vitet e diktaturës – por edhe 23 vitet e mundimshme të këtij tranzicioni përbuzës. Është ky borxhi i brendshëm për t’u likuiduar, që Shqipëria të jetë demokratike dhe evropiane.

 QSHRT rekomandon “Përfshirjen e shtresave të ish të burgosurve dhe të përndjekurve politikë në këtë Dokument Politik:

Së pari, si një mundësi konkrete për ndërtimin e një Strategjie Kombëtare Multi-Sektoriale për identifikimin, klasikimin dhe dënimin e krimit komunist në Shqipëri dhe INTEGRIMIT TE VIKTIMAVE, sipas statusit të të përndjekurve politikë të vitit 1993 dhe akteve nënligjore në fuqi;

Së dyti, për konsolidimin e Mekanizmave të pavaruar për Kujtesën Historike të Democidit 1944-1991;

Së treti, për garantimin  në mënyrë urgjente të së Drejtës së Jetës për të gjithë ish të dënuarit politikë, që jetojnë ditët e fundit nën “persekutimin institucional” të harresës dhe mjerimit.

 Qendra Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe Torturës thërret për vëmendjen dhe ndërhyrje ndaj Kauzës më të madhe të të Drejtave të Njeriut të Tranzicionit Shqiptar:

 Kryetarin e Shtetit, Presidentin e Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani

Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta

Kryeministrin, Sh.T.Z. Edi Rama

Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Alexander A. Arvizu

Ambasadorin e Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, Sh.T.Z. Ettore Sequi

Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Z. Florian Raunig

Të gjithë Trupin Diplomatik të akredituar në Shqipëri

Komisionin e Venecias

Organizmat e tjerë ndërkombëtare

Median

 



[2]Raporti është një Follow i Raportit  SRmbi ekzekutimet jashtëgjyqësore ose arbitrare Z. P. Alstonhttp://www.ohchr.org/Documents/HRBodies/HRCouncil/RegularSession/Session23/A.HRC.23.47.Add.4_EN.pdf 

[4]Deklaratat e ambasadorit amerikan në ShqipëriShefi i Delegacionit të BE-së në ShqipëriPasqyrat e zëdhënësit e Z. Fuledhe zgjidhjen e fundit të Parlamentit Evropian për procesin e rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE Nations in Transition, Albania, 2013 http://www.freedomhouse.org/report/nations-transit/2013/albania.

[7]Raporti në Këshillin e Përhershëm nga Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri (31 tetor 2013), faqe 3herë të fundit  dhjetor 2013,  http://www.osce.org/albania/107715