×

Warning

JFolder: :files: Path is not a folder. Path: /var/www/vhosts/arct.org/public_html/images/Gjakova
×

Notice

There was a problem rendering your image gallery. Please make sure that the folder you are using in the Simple Image Gallery plugin tags exists and contains valid image files. The plugin could not locate the folder: images/Gjakova

Kundërofensiva diplomatike e Serbisë: Shqiptarët na vranë

Kundërofensiva diplomatike e Serbisë: Shqiptarët na vranë

ADELAJDA XHAMANI

TIRANE- Në kohën që dy kryeministrat kosovar dhe serb, Thaçi dhe Daçiç po përpiqen të ndërtojnë një dialog me njëri-tjetrin, Beogradi zyrtar ka nisur një ofensivë diplomatike për të demaskuar "krimet e shqiptarëve ndaj serbëve". Konkretisht, ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zariç ka shpërndarë dje në media një broshurë informuese "Krime pa dënim" të qe-verisë serbe për ngjarjet e marsit 2004.

 "Nëntë vite më parë, në mars të vitit 2004 dhjetëra qytetarë serbë të veriut të Kosovës mbetën të vrarë dhe qindra prej tyre të plagosur prej dhunës së shqiptarëve. Brenda tri ditësh mijëra banorë serbë u dëbuan nga shtëpitë e tyre, 6 qytete dhe dhjetëra fshatra u "spastruan" etnikisht dhe 35 ndërtesa kishtare orto-dokse u dogjën", thuhet në njoftimin e shpërndarë nga ambasadori Zariç.

Për të përkujtuar këtë ngjarje ambasadori Zariç ka shpërndarë në media disa materiale, në të cilat tregohen detaje të asaj periudhe, foto të personave të dhunuar e të ndërtesave të shkatërruara. Në luftën midis Kosovës dhe Serbisë, e cila përfundoi me ndërhyrjen e forcave të NATO-s dhe me çlirimin e Kosovës, e gjithë bota drejtoi gishtin akuzues nga Serbia, dhe kosovarët ishin viktimat e kësaj lufte. Nëpërmjet një katalogu të mbushur me fotografi dhe me informacione, përfaqësuesit e shtetit serb në Tiranë kanë vendosur të tregojnë anën tjetër të medaljes. Sipas tyre kosovarët nuk janë të vetmit që kanë vuajtur. Ata zbulojnë fakte që tregojnë se edhe dhuna mbi popullin serb nga ana e shqiptarëve ka ekzistuar, prej saj ka pasur të lënduar, dhe krimet e tyre kanë mbetur pa ndëshkim. Edhe pse këto materiale përcjellin ngjarje të nëntë viteve më parë, ende sot çështja e veriut të Kosovës ka mbetur e pazgjidhur.

Kryeministrat e dy shteteve Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç prej kohësh kanë zhvilluar disa seanca dialogu me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Bashkimit Europian. Takimi i tyre i fundit u bë në Bruksel para dy ditësh, por ende nuk u arrit një marrëveshje. Çështja e veriut të Kosovës dhe pretendimi i serbëve për të përfituar komuna autonome ka qenë ngërçi, i cili deri tani nuk ka lejuar që të mbyllet një marrëveshje konkrete midis palëve. Për serbët historia me Kosovën ende vazhdon...

(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

 

Read more ...

Krime te Luftes ne Gjakove

 

Foto te mara nga libri Monografi i Krimeve te Luftes ne Gjakove

{gallery}Gjakova{/gallery}

Workshopi i pare Rajonal

  Workshopi i pare Rajonal

WORKSHOPI I -Rë RAJONAL

 

“trauma, Faktorët, Pasojat dhe Përballimi”

Një Perspektivë Rajonale: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

 

Tiranë

8-10 Dhjetor, 2000


Read more...

SERBIA DHE NDARJA E MUNDSHME E SAJ

Ideja e ndarjes së Kosovës ka qenë e ngulitur në mendjet e nacionalistëve serbë, në të gjitha konferencat dhe takimet për Kosovën, që nga Rambujea e deri në ditët tona.
Mirëpo serbët, kurrë nuk kanë dashur ta bëjnë publike një ide të tillë. Përse? Për arsye se pala që del me idenë e ndarjes së Kosovës, vetvetiu dëshmon se ajo (Kosova) nuk është e saj.

Read more ...

Zhduken 300 emigrantë nga Elbasani

Nisi dje në Selanik procesi gjyqësor, në ngarkim të ushtarëve grekë, që plagosën një të moshuar 2 vjet më parë
“Qindra trupa janë tretur në tokën greke dhe sot u kanë mbetur vetëm kockat . Janë emigrantë fatkeqë të eleminuar nga policia dhe ushtria greke, vetëm e vetëm se kanë emrin shqiptar.

Read more ...

Macedonia

Xhelal Zejneli

 

            Injorimi i Marrëveshjes së Ohrit apo interpretimi i njëanshëm i saj - Injorimi i Marrëveshjes së Ohrit nga faktori maqedonas shkakton në Maqedoni tensione ndëretnike, gjë që gjeneron krizë politike të pashmangshme. Në mënyrë të heshtur janë duke u zhvilluar dy procese:

            - E para, VMRO-ja e injoron Marrëveshjen e Ohrit apo e interpreton njëanshëm atë;

            - E dyta, faktori politik shqiptar, si reaksion ndaj moszbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, ndërmerr veprime që nuk janë përcaktuar me ligj.

            Nga dy veprimet e sipërthëna, del se në Maqedoni nuk respektohet Kushtetuta dhe ligjet që burojnë prej saj. Rrjedhimisht, ajo shndërrohet në shtet joligjor.  

Read more ...

top