Albanian Post Communism

Dekoratat qe mban Enver Hoxha


Dekoratat qe mban Enver Hoxha



medalja1enverhoxhamedalja2

medalja3

Hero i Popullit-Hero i Punës Socialiste -"Heroi i Popujve te Jugosllavise"--"Heroi i Popujve te Bashkimit Sovjetik", Suvorov-"Ylli Partizan"i Jugosllavis

"Heroi i Popullit",
"Heroi i Punes Socialiste",
"Ylli Partizan" nga Jugosllavia
"Heroi i Popujve te Jugosllavise", në vitin 1946
"Heroi i Popujve te Bashkimit Sovjetik", Suvorov(shënim im Bep M. Pjetri; Duhet te jetë "Suvoriv i klasit I-rë dhe renditet i 6 medalje në 106 medalje të ish BRSS)

 

Dekoratat qe mban Nexhmije Hoxha


nexhmijehoxha

medalja4


Eshte vleresuar me 13 dekorata, si dhe Urdhrin "Hero i Punes Socialiste".

Grup pune për t'i hequr dekoratat Enver Hoxhës

 

Gradat dhe Dekoratat e Enver Hoxhës? Për 20 vjet, nuk është përmendur kjo temë, por mesa duket do të jetë Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ai që do të hedhë hapin e parë. Mësohet se Presidenti ka iniciuar ngritjen e një grupi pune për këtë qëllim dhe kjo u është komunikuar përfaqësuesve të ish të përndjekurve politikë, gjatë një takimi mes tyre dhe kreut të shtetit, të zhvilluar dy ditë më parë. Sipas këtyre përfaqësuesve, grupi i punës, veç E. Hoxhës do merret edhe me gradat dhe dekoratat e disa krerëve të tjerë të ish-nomenklaturës komuniste.
Dekoratat
Përveç urdhrave të shumtë që Presidiumi i Kuvendit Popullor i ka akorduar Enver Hoxhës, zyrtarisht ai mban dekoratën "Hero i Popullit", dekoratën "Hero i Punës Socialiste" si dhe "Suvorov", që iu ishte dhënë gjithë udhëheqësve të vendeve të Aleancës Antifashiste të Luftës së II Botërore. 
Enver Hoxha nuk është i vetmi anëtar i lartë i ish-Byrosë Politike që i kanë ende ligjërisht gradat dhe dekorimet. Zyrtarisht, dekoratat dhe medaljet e arta të akorduara në emër të shtetit shqiptar i kanë ligjërisht edhe shtetas të huaj, madje edhe persona të tillë si ish-gjeneralë të Titos. 
"Kërkesa në Presidencë ka ardhur nga Qendra Shqiptare e Rehabilitimit të Traumës dhe Torturës, - thotë për gazetën "Shekulli" Adrian Kati, sipas të cilit, "ndër kërkesat e bëra gjatë takimit të dy ditëve më parë me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, ishte edhe heqja e gradave, titujve dhe dekoratave, ish-diktatorit Enver Hoxha, të lëshuara nga ish-presidiumi i Kuvendit Popullor". 
Por, në bazë të Ligj Nr. 6133, datë 12.2.1980, "Për titujt e nderit dhe dekoratat e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë", Presidenti i Republikës ka të drejtën vetëm të dekorimit të personave për motivacione të ndryshme, ndërsa për çdekorimin e tyre, legjislacioni shqiptar është krejtësisht i paqartë. 
Këtë e pranon edhe Drejtoresha e zyrës së Dekorimeve, Fatjona Memça, në Presidencë. Sipas saj, institucioni i Presidentit në bazë të ligjit kryen të gjitha procedurat për dekorimin e individëve të ndryshëm, ndërsa heqja e titujve nuk është në kompetencë të këtij institucioni. 
Po të njëjtin shpjegim të bën edhe Adrian Kati, sipas të cilit, ky do të jetë edhe qëllimi primar i grupit të punës së ngritur në zyrën e Presidentit të Republikës. Një ish-këshilltar presidencial, tha dje për "Shekulli-n" se rruga e vetme ligjore për të vepruar në këtë rast është Gjykata. Duhet të jenë, grupet e interesit, institucionet apo edhe shoqata të ndryshme ato që duhet të depozitojnë në Gjykatën e Tiranës një kërkesë për çdekorimin e një personi, kërkesë kjo që duhet edhe të jetë e motivuar, pra të përmbajë arsyet pse ky person nuk duhet të mbajë më një titull të akorduar në emër të shtetit Shqiptar. 
E ndërsa ekspertët janë të qartë në hapat ligjorë, ndoshta, kjo temë do hedhë edhe ca benzinë shtesë në shpërdorimin që i bëhet këtyre temave, në ligjërimin e përditshëm politik.

top