Albanian Post Communism

"Te hiqen titujt, gradat dhe dekoratat per Enver Hoxhen"

Qendra Shqiptare e Rehabilitimit te Traumes dhe Tortures, i kerkon Presidentit te Republikes, Bamir Topi heqjen e gradave, titujve dhe dekoratave, ish-diktatorit Enver Hoxha, te leshuara nga ish-presidiumi i Kuvendit Popullor. Kjo kerkese merr shkas nga takimi i organizuar me date 10 mars 2010 ne Presidence, mes kreut te shtetit dhe drejtorit te QSHRT-se Adrian Kati, te cilit iu pranua mirekuptimi per nje kerkese te tille. Ne mbeshtetje te kerkeses, kreut te shtetit iu paraqit edhe rezoluta "Per denimin e krimeve te Komunizmit", e aprovuar nga Parlamenti ne vitin 2006 me iniciativen e QSHRT-se dhe Shoqates Mbarekombetare te Integrimit te Burgosurve Politike. Ne piken 8 te se ciles thuhet: "Kuvendi i Shqiperise denon ish-diktatorin Enver Hoxha si ideatorin, frymezuesin, drejtuesin dhe ekzekutuesin e sistemit me te eger diktatorial komunist ne Evropen Lindore, qe coi ne izolimin dhe varferimin e tejskajshem te Shqiperise dhe kerkon heqjen e te gjithe titujve dhe dekoratave te dhena atij dhe bashkepunetoreve te tij nga regjimi komunist". "Ne dijenine tone rezulton se Enver Hoxha mban titujt dhe dekoratat "Heroi i Popullit", "Heroi i Punes Socialiste", "Heroi i Popujve te Jugosllavise", "Heroi i Popujve te Bashkimit Sovjetik", si dhe disa te tjera qe presim te verifikohen, dhe do te ishte e drejte dhe e moralshme per shqiptaret qe ai te zhvishej nga te gjitha keto ne prag te 20 vjetorit te rrezimit te bustit te tij nga kryeqyteti shqiptar", tha Adrian KATI, drejtor Ekzekutiv i kesaj qendre

top