Gratitude to Mrs. Kozara Kati

Mirënjohje publike për zonjën Kozara Kati nga Tirana
(Në përvjetorin e gjashtë të pavarësisë së Kosovës)

Në fillim te qershorit të vitit 1988, derisa shteti shqiptar ishte akoma i hutuar për valën e refugjatëve të parë që kërkuan strehim në Shqipëri, ndërsa institucionet e Kosovës, komandantët e njësive luftarke të shpërndara dhe grupet politike nga brenda dhe jasht Kosovës po rivalizonin për të komanduar ushtarët vullnetar, në Shkallnur të Durrësit, arritën mijëra të përndjekur nga Kosova, fëmijë, gra e pleq, të dërmuar nga përjetimet e terrorit të ushtruar nga forcat serbe mbi familjet e tyre. Atje u hap fronti i parë humanitar.

Përndjekjet e para u bënë nga fshatrat e brezit kufitar të komunave Deçan dhe Gjakovë, me të cilët kishim lidhje të herëshme familjare dhe e dinin për pasurinë tonë në Shkallnur të Durrësit, ku një pjesë e familjes ishte vendosur atje disa vite më parë. Të paret ishin drejtuar tek familja jonë për të qenë më të sigurtë. Me vete kishin tërhequr edhe bashkëudhëtarët dhe bashkëvuajtësit e tyre. Që në ditët e para të qershorit u bënë disa qindra të përndjekur dhe numri shtohej çdo ditë, arritën disa mijëra deri në fund të qershorit. Kjo bëri që atje të hapej fronti humanitar për të siguruar strehim, ushqim, ilaqe dhe mbijetesë për

të përndjekurit. U ngrit një shtab emërgjence nga vet Kosovarët e përndjekur, por kapacitetet e shtabit dhe të familjeve vendore të Shkallnurit nuk i plotsonin dot nevojat e shumta.

Në kushtet e tilla u paraqit në Shkallnur zonja Kozara Kati, si një nënë e motër bujare, me stafin e sajë. Pos lotëve të derdhur me pikllim për gjendjen e kosovarëve të përndjekur, ajo shumë shpejt arriti të sigurojë mjete materiale, medikamente dhe staf mjekësh të specializuar për ndihma të nevojshme. 

Në sirtarët e bibliotekës familjare ruajmë regjistrat për 11 956 refugjatë nga 271 vendbanime të Kosovës, si dhe për 12 234 vizita mjeksore në ambulantën e shtabit të Shkallnurit dhe për 1684 vizita nëpër familjet refugjate për nevojtarët që nuk kishim mundësi të vinin në ambulantën e shtabit, si dhe për medikamentet e dhëna falas secilit pacient të vizituar.

Përveq ndihmave materiale dhe shëndetsore, me ndermjetsimin e Kozares dhe stafit të sajë profesional, u organizuan edhe aktivitete të ndryshme për të zbutur e stresin dhe traumat e luftës, për argëtimin dhe edukimin e fëmijëve, për trajnimin dhe ngritjen profesionale të mësimdhënësve, mjekëve dhe të profileve të ndryshme të kuadrove nga Kosova.

Edhe në frontin humanitar për përballimin e pasojave të luftës shkatrrimtare, u dalluan "Heronjët" humanitar: Kozara dhe Adrian Kati me stafin e tyre nga Tirana, Familja Sheremeti nga Peja, Familjarët vendor të Shkallnurit, antarët e shtabit të Shkallnurit dhe një listë e gjatë humanitarësh nga diaspora shqiptare dhe nga organizatat humanitare shqiptare dhe ndërkombëtare.

E ndiejmë nevojen dhe obligimin që në emër të Shtabit të Shkallnurit, të dhjeta-mijra refugjatëve nga Kosova të strehuar në Shkallnur ose që u regjistruan dhe moren ndihma në Shkallnur gjatë viteve 1998 dhe 1999, të shprehim mirënjohje publike për të gjithë "Heronjët" humanitarë dhe në veçanti për zonjën Kozara Kati. 

Familja Sheremeti nga  Peja

top