Peizazhe Të Fjalës

TIPOLOGJI E SHPEJTË E HAFIJES
(homo otacustes)

Për t’u pasur parasysh nga të gjithë ata që janë gati të përveshin mëngët për të filluar nga gjykimi etik, gjatë “hapjes” së qivureve të dosjeve:

  1. Ademi raportonte vullnetarisht gjithçka politikisht “të dyshimtë”, sepse i besonte verbërisht vijës së Partisë dhe mendonte se po i shërbente me ndërgjegje të lartë çështjes komuniste, ose pushtetit popullor, ose revolucionit. Ky mund të raportonte edhe babanë, ose motrën, ose fëmijën e vet, po të ishte nevoja.
  2. Bashari raportonte rregullisht dhe profesionalisht gjithçka të dyshimtë që vinte re, në përputhje me detyrat e ngarkuara e urdhrat e marra nga eprorët dhe përkundrejt një pagese. Ky mund të punonte edhe në ndonjë ambasadë dhe të merrej me përgjime ose ndjekje “të rëndësishme”, për shembull të një bashkëshorteje kryesore.
  3. Caci raportonte kryesisht për njerëz të cilët i urrente; ose kuturisej në provokime të gjithfarshme, për të grumbulluar material. Ose edhe thjesht për kënaqësi sadiste, a për t’u ndier i gjithëpushtetshëm ose “i brendshëm”. Po të punonte në ambasadë, ky do të raportonte rregullisht për studentët ose pasuniversitarët.
  4. Dulla raportonte që t’u dilte gjërave përpara ose për të akumuluar kapital politik, ose për t’u ndier në kontroll të situatës, ose sepse kishte frikë të tmerrshme se mos e raportonin dhe i merrnin më qafë kalamajtë, ose ngaqë trembej se mos lëshonte fjalë në pije e sipër.
  5. Ethemi raportonte sepse “organet” i bënin shantazh të rëndë – për shembull, ngase kishte një të afërm në burg ose të pushkatuar, ose kishte gruan polake ose kishte nënshkruar dikur një deklaratë për të shpëtuar lëkurën, ose vëllanë e vet nga burgu.
  6. Fatriu raportonte sepse kërkonte të bënte karrierë, për shembull, për t’u pranuar në Parti, ose për t’i dalë e drejta e studimit, ose për të mbetur në detyrë pas një përdhunimi të shëmtuar të një kolegeje, ose për të fituar një bursë trevjeçare në Stokholm.
  7. Gori raportonte vetëm pranë organeve të Partisë (sekretarit etj.), i cili pastaj u raportonte organeve të Sigurimit. Po të ishte student, ky do t’i fuste kolegët e vet në gjithfarë ngatërresash idiote.
  8. Hiqmeti raportonte vetëm ata që mendonte se e provokonin, duke e futur në biseda ose situata të rrezikshme.
  9. Idrizi raportonte vetëm për persona të caktuar, të cilët e kishte për detyrë t’i përgjonte sepse, siç ia kishin shpjeguar, ishin “armiq”.
  10. Jovani raportonte sepse dëshironte të bëhej agjent i armës së Sigurimit, ose të tregonte se kishte aftësi të rralla për punë spiunazhi, ose ngaqë tërhiqej homoseksualisht nga figurat e forta të Ministrisë së Brendshme (heronjtë e heshtur).
  11. Kostaqi raportonte thashetheme pa ua përmendur autorin, ose bënte përmbledhje të zhurmave, zërave dhe fjalëve që qarkullonin në popull.
  12. Ligori qëndiste letra anonime me akuza të rënda politike të qena e të paqena, kundër personave të ndryshëm, për arsye të ndryshme.
  13. Mexhiti raportonte si ekspert teknik i besuar, me kërkesë formale të organeve të pushtetit.
  14. Nexhdeti raportonte sepse kishte frikë se, po të mos raportonte, do ta konsideronin si politikisht të dyshimtë. Ose ngaqë mendonte se të gjithë raportonin. Ky mund të denonconte ndonjëherë edhe vetveten.
  15. Orhani raportonte sepse, me ose pa ndonjë arsye objektive, ishte bindur se Sigurimi e ndiqte dhe po ia bënte gropën.
  16. Pertefi raportonte rregullisht sepse ia donte puna, por raportet e tij nuk akuzonin njeri ishin të padëmshme.
  17. Qamili raportonte rregullisht për jetën private të figurave të larta të Partisë dhe të Qeverisë, meqë punonte pranë tyre zyrtarisht si kopshtar, pjatalarës, masazhator, kafexhi ose manikyrist.
  18. Rushiti kishte nënshkruar nën presion një deklaratë bashkëpunimi me organet e sigurimit, por nuk kishte raportuar asnjëherë asnjeri.
  19. Suati ishte liruar nga burgu para kohe dhe lejuar të jetonte në Tiranë, ose i ishte rikthyer e drejta e botimit ose e krijimtarisë me kusht që të vihej në shërbim të Sigurimit dhe të raportonte familjarët, miqtë dhe të afërmit.
  20. Teufiku përgjonte dhe raportonte në lidhje me një grup që, me qëllim destabilizimi të pushtetit, përnjimend planifikonte të ushtronte terror masiv në Tiranë ose Bradashesh, për shembull, të helmonte depot e ujit.
  21. Urani raportonte vetëm komunistë, sepse e urrente Partinë e Punës.
  22. Vehipi raportonte sepse ishte morfinoman dhe vetëm ashtu mund të siguronte morfinë.
  23. Xuxi raportonte ose dëshmonte gjyqeve vetëm për persona tashmë të arrestuar dhe të demaskuar nga Partia.
  24. Ymeri raportonte bashkëvuajtësit në burg, me shpresë se do t’i ulej dënimi.
  25. Zoi raportonte bashkëvuajtësit në burg, të cilët herë pas here edhe i provokonte për t’i futur në qorrsokak ose ngatërresa, i ngarkuar qëllimisht nga Sigurimi. [2004]

source http://xhaxhai.wordpress.com/

Ligji Per Demshperblimin E Ish Te Denuarve Politike I Azhurnuar

LIGJ
Nr.9831, datë 12.11.2007
(ndryshuar me ligjin nr. 10 111, datë 2.4.2009)
PËR DËMSHPËRBLIMIN E ISH TË DËNUARVE POLITIKË
TË REGJIMIT KOMUNIST
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,

Bijtë E Spartakut

Temën etër e bij e kam cekur edhe më parë; por është një nga ato tema që janë të dënuara të kthehen përgjithnjë.

Mirëpo ende ka njerëz që të keqen në Shqipëri nuk e shohin veçse si një formë të kamufluar të komunizmit. Disa nga këta njerëz kanë vuajtur, ndoshta janë persekutuar ata vetë dhe familjet e tyre, dhe tani nuk mund ta durojnë dot të shohin fëmijët e persekutuesve të tyre të djeshëm të kapardisen në krye të pushtetit.

Këtyre dua t’u them se as mua nuk më vjen mirë; por njëlloj nuk më vjen mirë të gjykojmë bijtë për gjynahet e etërve. T’u ngarkosh fëmijëve të komunistëve përgjegjësinë për krimet e komunizmit në Shqipëri është shprehje e një mendësie të cilin pikërisht komunistët e shndërruan në metodë shkencore të trajtimit të njerëzve.

Çështja mund të shtrohet edhe kështu: maskarallëku në Shqipërinë e Pasluftës u duhet faturuar i tëri komunistëve, apo mos vallë një pjesë të shëmtisë pushtetarët komunistë e gjetën të gatshme në popull dhe vetëm sa e kultivuan?

Nëse për mjerimin e sotëm politik në Shqipëri bëjmë me faj “trimat” e Enverit, atëherë pse të mos e vazhdojmë arsyetimin dhe, për mjerimin e djeshëm politik në Shqipëri të bëjmë me faj baballarët e atyre trimave?

Pyes: nga vinin komunistët shqiptarë? Sado të përpiqen disa specialistë të racës, një pjesë e mirë e tyre nga Shqipëria vinin; bij familjesh shqiptare, pjellë nga nëna shqiptare. Qytetarë dhe fshatarë të mbretërisë shqiptare, një pjesë madje edhe me shkollë të madhe.

Sidoqë ta rrotullosh, komunizmi shqiptar ishte po aq shqiptar, nga rrënjët e nga bëmat, sa edhe antikomunizmi shqiptar.

Dikur pata hedhur mendimin, gjysmë me shaka, se po të niseshim nga arsyetime biologjike, për të folur për “genin” e keq të komunistit, atëherë do të duhej të pranonim se bijtë e komunistëve të djeshëm sot pas gjase do të jenë më të vendosurit e antikomunistëve – meqë kanë trashëguar prej etërve genin e të ngriturit krye KUNDËR autoritetit familjar e prindëror.

Po kur flas për antikomunizëm, zakonisht nuk kam parasysh pasionin e të gjithë atyre që i urryen komunistët sepse këta nuk i qasën në refene.

Si çdo totalitarizëm, edhe totalitarizmi shqiptar zakonisht i prodhonte armiqtë e vet në seri. Dihet se një shumicë të dënuarish dhe të persekutuarish politikë gjatë atij gjysmë shekulli u bënë armiq të regjimit me vendim gjyqi.

Unë nuk i marr dot seriozisht të gjithë ata që vazhdojnë të luftojnë me mullinjtë e erës të “komunizmit” në Shqipëri. Sot komunizmi nuk përfaqëson ndonjë farë rreziku për atë vend; përkundrazi, rreziku i fashizmit është rrezik real, që meriton vëmendje.

Nuk është çudi që komunistët e djeshëm t’i shohësh sot të kultivojnë ide dhe vizione haptazi fashiste. Nuk është çudi as që fëmijët e komunistëve të djeshëm t’i shohësh sot të përqafojnë ideologji të tjera “korrekte”, ose t’u falen idhujve me ngjyra të tjera nga e kuqja.

Kjo nuk ka të bëjë me komunizmin.

Kjo ka të bëjë, besoj unë, me një “gen” ose predispozitë të angazhimit social dhe politik, i cili ndoshta trashëgohet. Ka njerëz që janë absolutisht të kënaqur të kalojnë gjithë jetën duke kompozuar këngë për fëmijë; të tjerë mendojnë vetëm për paratë që kanë në bankë; ka njerëz që nuk e heqin dot nga mendja futbollin, ose seksin, ose alkoolin. Dallimi kryesor midis një filatelisti dhe një zbutësi luanësh nuk është i natyrës sociologjike ose kulturore; por ka të bëjë me një predispozitë psikologjike e cila është në masë të madhe e trashëguar.

Në këtë kuptim, disa familje e fise janë më të angazhuara se të tjerat në çështje publike; të tjera i përkushtohen biznesit; e të tjera artit. Kjo nuk ka lidhje fare me profilin etik të pinjollëve përkatës, as me natyrën e angazhimit publik.

Mbaj mend të kem lexuar dikur një analizë për Gianfranco Fini-n në një gazetë italiane, në të cilën thuhej se Fini, pavarësisht ngase militonte në një parti të djathtë, ishte në thelb politikan “i kulluar”, dhe njëlloj mund të kishte përfunduar edhe me socialistët e Craxi-t, ose me komunistët e Occhetto-s.

Kam përshtypjen se shumë nga politikanët e sotëm shqiptarë nuk u rrinë dot larg posteve publike, njëlloj sikurse kumarxhiu nuk i rri dot larg kazinosë, ose qejfliu bordellos. Për këtë as i dënon dot, as i lavdëron dot. Bëjnë ashtu sepse nuk bëjnë dot ndryshe.

E ndalon dot lulediellin të ndjekë diellin nga pas në qiell gjithë ditën e Perëndisë?

E kam fjalën që edhe angazhimi në politikë është një lloj heliotropizmi; i ka rrënjët në sistemin limbik, jo në korteks.

Përkundrazi, se çfarë politike bëhet sot në Shqipëri, kjo përcaktohet sa nga rrethanat e sotme, aq edhe nga tradita që na kanë lënë peshqesh xhahilët e djeshëm; ose nga mënyra si përpiqet të funksionojë shoqëria shqiptare në tërësinë e vet.

source  http://xhaxhai.wordpress.com/

Komunizmi Dhe Shoqëria Civile

Duke pasur parasysh Shqipërinë e viteve të komunizmit, ka vend të pyetet së cili ka qenë në të vërtetë raporti midis komunistëve dhe shoqërisë civile. Që të flasësh për shoqëri civile në kushtet e totalitarizmit, ose më mirë e më saktë për embrione të kësaj shoqërie, vetë koncepti i shoqërisë civile duhet deformuar pak, për ta bërë të bashkëjetueshme me mungesën e të drejtave themelore të njeriut.

Pse Nuk Denohen Krimet E Diktatures Komuniste?

M’u duk me interes ta sjell opinionin e shkrimtarit tone te madh,sepse kjo teme eshte aktuale e po diskutohet keto dite.
KRIMET E PANDĖSHKUARA TĖ KOMUNIZMITNga Ismail KADARE
(Ky opinion i Kadaresė i botuar mė 2005 – e ribotojmė sepse ėshtė tepėr aktual)E Shtunė, 02.20.2010, 07:46pm (GMT+1)1Pesėmbėdhjetė vjet pas rėnies sė komunizmit, njė mjegull e helmuar vazhdon tė rrijė pezull mbi ish-perandorinė e pėrmbysur.

Qeset E Miellit, Policët E Pushuar Dhe Mentaliteti Komunist I Berishës

Qeset e miellit, policët e pushuar dhe mentaliteti komunist i Berishës.

Intervistë me z. Besim Ndregjoni, sekretar i përgjithshëm i shoqatës mbarëkombëtare të integrimit të të përndjekurve dhe të burgosurve. Pse nuk dëmshpërblehen të përndjekurit, dhe pse janë harruar? Për këto, ai ka një përgjigje të qartë: Pinjollët e komunistëve kanë sërish në dorë fatin e tyre…

Mëshirë Me Pahir?

Një sqarim që më duket i nevojshëm në lidhje me dosjet, raportimet dhe dhunën nën totalitarizëm: marrëdhënia midis raportimeve dhe persekutimeve nuk ka qenë aq drejtvizore sa mund të na duket tani.

“Te Hiqen Titujt, Gradat Dhe Dekoratat Per Enver Hoxhen”

“Te hiqen titujtgradat dhe dekoratat per Enver Hoxhen”

Qendra Shqiptare e Rehabilitimit te Traumes dhe Tortures, i kerkon Presidentit te Republikes, Bamir Topi heqjen e gradave, titujve dhe dekoratave, ish-diktatorit Enver Hoxha, te leshuara nga ish-presidiumi i Kuvendit Popullor. Kjo kerkese merr shkas nga takimi i organizuar me date 10 mars 2010 ne Presidence, mes kreut te shtetit dhe drejtorit te QSHRT-se Adrian Kati, te cilit iu pranua mirekuptimi per nje kerkese te tille. Ne mbeshtetje te kerkeses, kreut te shtetit iu paraqit edhe rezoluta “Per denimin e krimeve te Komunizmit”, e aprovuar nga Parlamenti ne vitin 2006 me iniciativen e QSHRT-se dhe Shoqates Mbarekombetare te Integrimit te Burgosurve Politike. Ne piken 8 te se ciles thuhet: “Kuvendi i Shqiperise denon ish-diktatorin Enver Hoxha si ideatorin, frymezuesin, drejtuesin dhe ekzekutuesin e sistemit me te eger diktatorial komunist ne Evropen Lindore, qe coi ne izolimin dhe varferimin e tejskajshem te Shqiperise dhe kerkon heqjen e te gjithe titujve dhe dekoratave te dhena atij dhe bashkepunetoreve te tij nga regjimi komunist”. “Ne dijenine tone rezulton se Enver Hoxha mban titujt dhe dekoratat “Heroi i Popullit”, “Heroi i Punes Socialiste”, “Heroi i Popujve te Jugosllavise”, “Heroi i Popujve te Bashkimit Sovjetik”, si dhe disa te tjera qe presim te verifikohen, dhe do te ishte e drejte dhe e moralshme per shqiptaret qe ai te zhvishej nga te gjitha keto ne prag te 20 vjetorit te rrezimit te bustit te tij nga kryeqyteti shqiptar”, tha Adrian KATI, drejtor Ekzekutiv i kesaj qendre.

“Te Hiqen Titujt, Gradat Dhe Dekoratat Per Enver Hoxhen”

“Te hiqen titujtgradat dhe dekoratat per Enver Hoxhen”

Qendra Shqiptare e Rehabilitimit te Traumes dhe Tortures, i kerkon Presidentit te Republikes, Bamir Topi heqjen e gradave, titujve dhe dekoratave, ish-diktatorit Enver Hoxha, te leshuara nga ish-presidiumi i Kuvendit Popullor. Kjo kerkese merr shkas nga takimi i organizuar me date 10 mars 2010 ne Presidence, mes kreut te shtetit dhe drejtorit te QSHRT-se Adrian Kati, te cilit iu pranua mirekuptimi per nje kerkese te tille. Ne mbeshtetje te kerkeses, kreut te shtetit iu paraqit edhe rezoluta “Per denimin e krimeve te Komunizmit”, e aprovuar nga Parlamenti ne vitin 2006 me iniciativen e QSHRT-se dhe Shoqates Mbarekombetare te Integrimit te Burgosurve Politike. Ne piken 8 te se ciles thuhet: “Kuvendi i Shqiperise denon ish-diktatorin Enver Hoxha si ideatorin, frymezuesin, drejtuesin dhe ekzekutuesin e sistemit me te eger diktatorial komunist ne Evropen Lindore, qe coi ne izolimin dhe varferimin e tejskajshem te Shqiperise dhe kerkon heqjen e te gjithe titujve dhe dekoratave te dhena atij dhe bashkepunetoreve te tij nga regjimi komunist”. “Ne dijenine tone rezulton se Enver Hoxha mban titujt dhe dekoratat “Heroi i Popullit”, “Heroi i Punes Socialiste”, “Heroi i Popujve te Jugosllavise”, “Heroi i Popujve te Bashkimit Sovjetik”, si dhe disa te tjera qe presim te verifikohen, dhe do te ishte e drejte dhe e moralshme per shqiptaret qe ai te zhvishej nga te gjitha keto ne prag te 20 vjetorit te rrezimit te bustit te tij nga kryeqyteti shqiptar”, tha Adrian KATI, drejtor Ekzekutiv i kesaj qendre.