Krimi komunist nëpërmjet torturës

Në Shqipërinë e djeshme komuniste, diktatura nuk e ka mohuar kurrë aktivitetin e saj. Në vitet e para pas lufte, ushtrimi i kësaj diktature nuk ishte i ligjëruar. Ai ushtrohej haptazi në shkelje të plotë të çdo lirie njerëzore. Proceset e shumta gjyqësore, internimet, zhvendosjet e popullsisë nga njëri vend në tjetrin sollën jo vetëm një dhimbje të madhe, por edhe një deformim të madh social të vendit. Ky kufizim i lirive njerëzore zhvillohej pas kufizimin më të vogël. Ai lidhej drejtpërdrejt me ekzistencën e vetë regjimit, i cili nuk e kuptonte pushtetin e tij pa rënduar fort mbi jetën e të drejtat e “armiqve të popullit”.

Tortura

Tortura ushtrohej nëpërmjet:

  1. Organeve të Sigurimit të Shtetit. Kjo torturë ishte:

A. Psikologjike 

Tortura e tillë ushtrohej mbi të gjithë kategorinë që përbënte kontingjentin e përndjekur. Tortura psikologjike fillonte me trajtimin e keq social të familjes së përndjekur për arsye politike nga gjendja e saj sociale, mosdhënia e të drejtës për studim, caktimi i banesës në vende të largëta e të papërshtatshme, punësimi diskriminues, etj. kategoritë përkatëse ishin:

 

  • Familjet e përndjekura
  • Të internuarit politikë
  • Të burgosurit politikë
  • Kandidatët për t’u rekrutuar nga Sigurimi si informatorë dhe agjentë. Atyre u paraqitej një material komprometues, i cili shërbente si dhunë psikologjike në mënyrë që ata të pranonin rekrutimin në armën e Sigurimit. Bën dallim fakti se vetëm anëtarët e Partisë së Punës që ishin bashkëpunëtorë, nuk rekrutoheshin me material shtrëngues, por vetëm me dëshirë.

Torturë më të specifikuar psikologjike kishin të internuarit dhe të burgosurit. Të internuarit paraqiteshin dy herë në ditë te punëtori i policisë ose i Sigurimit. Ata ishin të detyruar të poshtëroheshin prej popullsisë vendase si njerëz të dorës së dytë e që nuk meritonin të jetonin si gjithë të tjerët. Të burgosurit po ashtu ishin nën torturën psikologjike të komandës së burgut,

operativit të Sigurimit, etj.

Kjo lloj torture ndikonte në deformimin e karakterit njerëzor e shpeshherë në çmendje. Këtë lloj torture pësoi vajza e Tuk Jakovës, së cilës përveçse iu shkatërrua jeta, vuan edhe sot pasojën e pariparueshme.

 

B-Fizike. Tortura fizike ushtrohej nëpërmjet organeve të specializuara si për njerëzit e lirë, ashtu edhe për ata të vënë nën kufizim lirie. Kjo lloj torture drejtohej prej oficerëve të Sigurimit të shtetit, kryesisht nga punëtorët operativë dhe hetuesit e hetuesisë. Më konkretisht:

  • Kandidatët për t’u rekrutuar nga Sigurimi si informatorë dhe agjentë. Viheshin në torturë për të pranuar domosdo rekrutimin si bashkëpunëtorë. Tortura kryhej kryesisht nëpërmjet rrahjes e lëndimeve të mëdha fizike.
  • Të paraburgosurit në hetuesi. Kjo kategori personash torturohej nga hetuesit e hetuesisë. Këtyre u bëhej presion që të pranonin domosdo llojin e fajit për të tjerët si dhe për vete.

Duhet kujtuar këtu se në vitet 1944 – 1974, hetuesia ishte degë, pjesë e Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit, ndërsa në vitet 1974 – 1983 ishte drejtori në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Deri në vitin 1983 hetuesit ishin ushtarakë e pas vitit 1983 ishin civilë.

Organeve të policisë. Kjo dhunë ushtrohej kryesisht nëpërmjet sistemit të burgjeve, por edhe nga vetë punonjësit e kësaj arme. Në sistemin e burgjeve tortura ushtrohej nëpërmjet këtyre formave:

2. Organeve të policisë. Kjo dhunë ushtrohej kryesisht nëpërmjet sistemit të burgjeve, por edhe nga vetë punonjësit e kësaj arme. Në sistemin e burgjeve tortura    ushtrohej nëpërmjet këtyre formave:

  • Nëpërmjet kushteve të këqija të ushqimit, banimit e veshjes.
  • Nëpërmjet caktimit të punëve të rënda fizike në miniera, ndërtim e bonifikime.
  • Nëpërmjet masave disiplinore ekstreme për kushtet e dimrit apo të verës.

Brenda burgjeve, gardianët (policë) ishin ata të cilët torturonin të burgosurit për moszbatim rregullash të brendshme, moszbatim të normës, etj.

Ndërsa për sistemin e internimeve, punëtori i policisë mund të rrihte sa herë të donte të internuarit.

Tortura nëpërmjet ushqimit kishte miratimin e Byrosë Politike të Partisë së Punës të Shqipërisë. Kjo tregonte më së miri se asgjë nuk ishte e paqëllimshme e nuk bëhej pa plan. Në dhembjen e tyre, nuk kishte si të mos kishte pjesë Byroja Politike. Racioni i të burgosurve ishte pjesë e debatit dhe vendimmarrjes së Byrosë Politike. Edhe me një gjë kaq të panevojshme merrej organi më i lartë ekzekutiv i PPSH-së. Kjo sigurisht bëhej për shkak të luftës së klasave që duhej mbajtur kurdoherë në nivel të lartë. Mjafton të përmendet si shembull mbledhja e Byrosë Politike e datës 2 qershor 1952, në të cilën në pikën 5 u diktua “Mbi shtimin e racionit të ushqimit të burgosurve”.  U vendos që vendimi për ushqimin e të burgosurve të jetë në fuqi vetëm për bukën.

 

3. Hetuesia e përgjithshme

Pas vitit 1983, Hetuesia e Përgjithshme ishte organ në varësi të Kuvendit Popullor. Ajo kishte degë të në gjitha rrethet. Hetuesit, tashmë civilë ishin torturues e shpikës torturash. Përgjithësisht hetimet zhvilloheshin pranë degëve të punëve të brendshme ku ishin qelitë, por edhe brenda godinave të hetuesisë. Nuk përjashtohej mundësia e përdorimit dhe e vendeve të tjera.

 

4. Organizatave të masave

Organizatat e masave si Bashkimi i Rinisë së Punës së Shqipërisë, Fronti Demokratik, Bashkimet Profesionale, ushtronin torturë psikologjike të vazhdueshme mbi personat e pikëtuar prej tyre. Kjo torturë vazhdonte deri në pikën kur punën e vazhdonin organet e specializuara.

Vendet e ushtrimit të torturës:

Kampet tela me gjemba Ishin vende të rrethuara me tela me gjemba në të cilat vuanin një dënim administrativ personat kundërshtarë të regjimit, kryesisht fëmijë, pleq e gra. Funksionuan në vitet 1945 – 1953. Kampe të tilla ishin në Krujë, Berat, Tepelenë, Porto – Palermo, etj. Degët e punëve të brendshme ose hetuesitë. Ishin vendet ku zhvillohej tortura psikologjike dhe ajo fizike gjatë paraburgimit. Burgjet: Ishin vendet ku vuhej dënimi i dhënë nga gjykatat. Sistemi i burgjeve ishte ndërtuar në qytetet kryesore. Karakteristikë e përbashkët e tyre ka qenë mbipopullimi. Të burgosurit qëndronin në hapësira të ngushta në mënyrë që depresionin ta kishin sa më të madh. Dalja në WC bëhej shumë e kufizuar. Kampet e punës Ishin vende të rrethuara ose miniera në të cilat bëhej shfrytëzimi i punës së të dënuarve politike. Të tilla kanë qenë kampet në këneta, fabrika e uzina në ndërtim, miniera si Spaçi, Qafë – Bari, etj. Zonat e internimit Ishin zona të përcaktuara për vuajtjen e dënimin administrativ të dhënë nga komisioni i internim – dëbimeve. Zonat më të njohura ishin ato të Fierit, Lushnjës, Vlorës e Beratit, por në të vërtetë e gjithë Shqipëri kishte fshatra për këtë qëllim. Punohej kryesisht në kooperativa bujqësore. Zonat e dëbimit Ishin zona të përcaktuara për vuajtjen e dënimin administrativ të dhënë nga komisioni i internim – dëbimeve. Në dallim nga rasti i parë, personi mund të lëvizte në disa rrethe pa qenë nevoja të bënte kontrollin e përditshëm te punëtori operativ apo ai i policisë. Llojet e torturës 1-Rrahje me dru, deri në shkaktimin e plagëve Është torturë klasike e përgjithshme e bërë në hetuesi nga oficerët e Sigurimit e ndihmësit e tyre. Kjo torturë konsiston në goditjen me dru ose thupra (drunj të vegjël) të të pandehurit në kokë ose pjesë të trupit. Është përdorur masivisht kundër të gjithë të pandehurve apo personave të kapur sekret nga Sigurimi. Kjo lloj torture konsiston në goditjen e drejtpërdrejtë e të menjëhershme me një mjet të fortë. Ka qenë një torturë e “thjeshtë” që nuk kërkonte shumë kushte apo mjete. 2-Kruarje e plagëve të qelbëzuara me dru Zhvillohej kur kishte avancuar faza e torturës dhe kishin filluar të zinin kore. Nga kjo torturë e rëndë ka vdekur në vitin 1947 Loni Adam, ish funksionar i ambasadës amerikane, ndërsa trupin kishin filluar ta hanin krimbat. Kjo lloj torture mund të kalonte deri në çmendjen e personit nga dhimbja e madhe. 3-Shpimi i mishit me tel të djegur Ka qenë torturë barbare e përdorur sidomos vitet e para. Personit i ngulej një tel e nxehur në mish e cila depërton lehtësisht mbi mish e nga kjo kalon drejtpërdrejt në kockë. Prekja e kockës kishte pasoja të rënda sepse kalonte ose në humbjen e jetës, pasoja të rënda në shëndet, por edhe në çmendje. Nga përdorimi i kësaj torture ka vdekur avokat Muzafer Pipa në tetor 1946. 4-Përdorimi i rrymës elektrike në veshë e në trup Ka qenë teknikë e përdorur nga sigurimi dhe hetuesia. Përdorimi i madh i kësaj metode ka çuar në çmendje shumë persona. Rryma elektrike kalonte në trupin e personit të marrë të pandehur në mënyrë që ai të thyhej për të pranuar procesin ose treguar gjëra në kurriz të të tjerëve. 5-Futja e kripës në mish Përdorej për të acaruar gjendjen e të pandehurit. Kjo lloj torture përdorej në rastin kur plagët kishin përparuar. Përdorimi i kësaj torture kishte efekte psikike të forta, duke kaluar shpesh edhe në çmendje. 6-Lënia në ujë të ftohtë apo në fuçi uji Ishte koha kur i pandehuri nuk pyetej. Trupi i lihej në një pellg me ujë në dimër në mënyrë që të kishte pasoja në shëndet. Pasojat ishin në dobësim zemre, mushkëri të sëmura, etj. Po ashtu personi vendosej në një fuçi uji. Kjo metodë përdorej kryesisht kur ishte gati ta zinte gjumi si dhe në orën e gjumit. 7-Lënia pa bukë deri në vdekje Është një torturë e përdorur në hetuesi, por në raste speciale edhe në burgje. Ka ndodhur p.sh. me ish kryeministrin Kostaq Kotta që vdiq në burgun e Burrelit në vitin 1948. 8-Lënia pa bukë për disa kohë Përdorej në hetuesi dhe në izolim në burgje. Përdorimi i kësaj torture synonte thyerjen e të pandehurit në mënyrë që ky të mendonte se jetën e kishte të shkurtër. 9-Lënia zhveshur në të ftohtë Përdorej në hetuesi dhe pothuaj në burgje si masa disiplinore. Kjo lloj torture kishte edhe efekte psikologjike për nga fotografimi i pamjes kur i dënuari lihej të shikohej nga të burgosur të tjerë. 10-Jeleku Përdorej si mjet ndihmës për të rritur efektin e torturës. Muço Sali deklaronte: “Janë vënë në jelek dhe me një dru në mes të duarve dhe të këmbëve vareshin në dy stola, gjë që i bënte njerëzit si breshkë, duke i shkaktuar dhimbje të mëdha”. Jepej ideja sikur njeriu ishte vendosur në hell në t’u pjekur. 11-Dinamit në trup Vendosja e dinamitit në trup kishte efekt në zemër dhe në tru. I pandehuri kërcënohej se do hidhej në erë. Oficeri i sigurimit vazhdimisht mbante shkresën në dorë duke dhënë përshtypjen se mund ta ndizte fitilin. Rriste stresin dhe akthin me shpejtësi të madhe, duke kontribuar në sëmundje të rënda e të pashërueshme. 12-Shtrëngim i gjinjve me pinca Një torturë e përdorur te meshkujt, linte pasoja në lëkurën e mishin personit që torturohej. Përdorej sepse gjinjtë si gjëndra lëshonin efekt të fortë dhimbjeje. 13-Futja e të pëgërëve (jashtëqitjes) në gojë Është shumë vitet e para sidomos ndaj klerikëve që mbanin mjekër. E kanë përdorur ndaj sheh Ibrahim Karbunarës. Jo vetëm që të shkaktonte dhimbje nga era e keqe, por grumbullonte edhe mizat. 14-Varje me kokë poshtë Është përdorur rëndom ndaj personave të akuzuar për krime shumë të rënda politike. Ka qenë ndër torturat më rraskapitëse e cila linte pasoja të mëdha mendore. 15-Lidhje me lin Lidhja me fijet e linit shkaktonte vija në trup të një njeriut. Kjo lloj lidhje shkaktonte deformime të cilat i shiheshin personit gjatë gjithë jetës. 16-Lënie në diell Përdorej si torturë për të burgosurit e për të paraburgosurit, në degë të punëve të brendshme ose në kampe pune. Nuk përdorej në burgje. Në kampe, i dënuari lihej në diell, kryesisht muajt e verës, në vendet ku punohej. Kjo jo vetëm për t’i shkaktuar torturë, por edhe për të shërbyer si shembull për të tjerët. 17-Maçoku në tumane Përdorej kryesisht ndaj femrave. Maçoku futej brenda tumaneve të femrës dhe pastaj goditej me dru nga jashtë. Përpjekja e maçokut me thonjtë e tij për të dalë nga kjo gjendje, shkaktonin dhimbje të mëdha te femra që kishte veshur tumanet. 18-Përgatitje e varrit Përdorej në dy forma: e para, para një varri të hapur ku bëhej gati improvizimi i vrasjes së të dënuarit dhe e dyta kur i pandehuri hapte vetë varrin ku mendohej se do varrosej. 19-Arma në gojë Mjet presion që zhvillohej shpesh gjatë hetuesisë. I pandehur kërcënohej se do vritej nëse nuk tregonte. 20-Tentativë për çnderim të vajzës I bëhej drejtpërdrejt personit të pandehur ose shërbente si mjet presioni ndaj tij kur i sillnin një femër të familjes si gruan, vajzën, etj. 21-Djegia e organeve seksuale Përdorej djegia me benzine, e provuar ndaj Alfred Ashikut nga oficeri Cole Bashari. 22-Rrahja me kamxhik Përdorej me kamxhikët e kafshëve. Kamxhiku u lëshohej në qafë të pandehurit në formën e një gjarpri që mblidhet shpejt rreth një peme. Por përdorimi i kamxhikut përdorej edhe si rrahje e drejtpërdrejtë në vend të drurit. Pasojat ishin të mëdha si në dëmtim të mishit, engëve të gjakut, etj. 23-Lëshimi i pikës së ujit në kokë I pandehuri lidhej në një tavolinë dhe nga tavani i lëshonin periodikisht pika të forta uji që binin rëndë në kokë. 24-Vendosja e mangallit në vapën e gushtit I futej në qeli të pandehurit në kulmin e vapës, në temperatura të larta të verës. (dëshmi e Xhevat Xhafës). Kjo lloj torture i shkaktonte të burgosurit një siklet të madh, djersë pa fund e dobësim të mëtejshëm. 24-Lënia në këmbë Përdorej për të lodhur e sëmurë të pandehurit. Shkaktonte sëmundjet e kockave, mesit etj. 25-Lënia për të fjetur mbi çimento. Përdorej në hetuesi dhe në biruca gjatë vuajtjes së masës disiplinore. 26-Shkaktimi i etjes dhe mbushja e gojës me kripë. Përdorur nga hetues Irakli Kocani. 27-Lidhja me hekura në mur e lënia për disa ditë ashtu Është përdorur nëpër qeli ndaj të paraburgosurve. Ka shkaktuar dhimbje kockash e organesh të brendshme. 28-Detyrimi për të kënduar natën Vendosej muzika për të zhdukur zhurmat ose shumë të pandehur detyroheshin të këndonin natën. “Detyroheshin të këndonin si gjela dhe të kakarisnin si pula, siç i është bërë Islam Radovickës, nga sigurimi i ushtrisë”. 29-Futja në biruca të errëta Dëshmi: “Futnin nëpër biruca të errëta nga një njeri dhe në mesin e natës një tjetër ishte porositur të bënte si qen, të ulërinte dhe të kafshonte të burgosurin tjetër”. 30-Lyerja me marmelatë Dëshmi: “Janë lyer me marmelatë në sy, veshë e hundë dhe kanë vënë një tjetër për t’i lëpirë”. 31-Shurdhimi Vënia në stres të përgjithshëm duke shkaktuar zhurma të pandërprera. Kjo torturë është provuar e kryer në burgun e Burrelit. 32-Përdorja e tymit brenda qelive Shkaktohej nga djegia e materialeve të ndryshme e futja e tymit të tyre nëpër qeli. Provohet e kryer në burgun e Burrelit. 33-Futja në arkivol Mjet presioni për të pranuar procesverbalin e hetuesisë. I pandehuri mbyllej brenda arkivolit për disa minuta ose orë, duke i krijuar përshtypjen e vdekjes. 34-Goditja me pëllëmbë e me shqelma Ka qenë tortura më e përhapur dhe fillestare. Ajo ushtrohej nga hetuesit si fazë e parë e torturës psikologjike. Hetuesi e përdorte për të thyer të pandehurit e dobët në mënyrë që të pranonte sa më shpejt procesin. 35-Hedhja nga lartësia Torturë e përdorur shpesh në hetuesi, sidomos ndaj moshave të thyera. Shpesh herë prej kësaj torture, të proceduarit kanë vdekur.

Teknikat e torturës

Një dokument i vitit 1951 që tregon se edhe pas vitit 1948, hetuesia ka vijuar teknikat e torturës për të cilat u akuzua Koçi Xoxe. Hetuesi propozon pa asnjë bazë ligjore torturimin e të pandehurit pasi nuk kishte garanci se ai do pranonte ato që kishte vendosur hetuesia.

Foto Bala

Foto Bala ka qenë një prej të dënuarve në gjyqin e parë të deputetëve në vitin 1947, gjyq i cili pati disa të pushkatuar. Shok i Enver Hoxhës gjatë studimeve në Francë si dhe në liceun e Korçës, Foto Bala iu nënshtrua në hetuesi, torturave të shumta. Kjo deklaratë e nënshkruar prej tij flet pikëtisht për ushtrimin e kësaj torture.