Kosovo and Macedonia Crises

Kundërofensiva diplomatike e Serbisë: Shqiptarët na vranë

Kundërofensiva diplomatike e Serbisë: Shqiptarët na vranë

ADELAJDA XHAMANI

TIRANE- Në kohën që dy kryeministrat kosovar dhe serb, Thaçi dhe Daçiç po përpiqen të ndërtojnë një dialog me njëri-tjetrin, Beogradi zyrtar ka nisur një ofensivë diplomatike për të demaskuar “krimet e shqiptarëve ndaj serbëve”. Konkretisht, ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zariç ka shpërndarë dje në media një broshurë informuese “Krime pa dënim” të qe-verisë serbe për ngjarjet e marsit 2004.

“Nëntë vite më parë, në mars të vitit 2004 dhjetëra qytetarë serbë të veriut të Kosovës mbetën të vrarë dhe qindra prej tyre të plagosur prej dhunës së shqiptarëve. Brenda tri ditësh mijëra banorë serbë u dëbuan nga shtëpitë e tyre, 6 qytete dhe dhjetëra fshatra u “spastruan” etnikisht dhe 35 ndërtesa kishtare orto-dokse u dogjën”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga ambasadori Zariç.

Për të përkujtuar këtë ngjarje ambasadori Zariç ka shpërndarë në media disa materiale, në të cilat tregohen detaje të asaj periudhe, foto të personave të dhunuar e të ndërtesave të shkatërruara. Në luftën midis Kosovës dhe Serbisë, e cila përfundoi me ndërhyrjen e forcave të NATO-s dhe me çlirimin e Kosovës, e gjithë bota drejtoi gishtin akuzues nga Serbia, dhe kosovarët ishin viktimat e kësaj lufte. Nëpërmjet një katalogu të mbushur me fotografi dhe me informacione, përfaqësuesit e shtetit serb në Tiranë kanë vendosur të tregojnë anën tjetër të medaljes. Sipas tyre kosovarët nuk janë të vetmit që kanë vuajtur. Ata zbulojnë fakte që tregojnë se edhe dhuna mbi popullin serb nga ana e shqiptarëve ka ekzistuar, prej saj ka pasur të lënduar, dhe krimet e tyre kanë mbetur pa ndëshkim. Edhe pse këto materiale përcjellin ngjarje të nëntë viteve më parë, ende sot çështja e veriut të Kosovës ka mbetur e pazgjidhur.

Kryeministrat e dy shteteve Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç prej kohësh kanë zhvilluar disa seanca dialogu me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Bashkimit Europian. Takimi i tyre i fundit u bë në Bruksel para dy ditësh, por ende nuk u arrit një marrëveshje. Çështja e veriut të Kosovës dhe pretendimi i serbëve për të përfituar komuna autonome ka qenë ngërçi, i cili deri tani nuk ka lejuar që të mbyllet një marrëveshje konkrete midis palëve. Për serbët historia me Kosovën ende vazhdon…

(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

 

 

 

Kundërofensiva diplomatike e Serbisë: Shqiptarët na vranë. Ambasada në Tiranë shpërndan broshurën e qeverisë për ngjarjet e 2004- ës

 

Beogradi: ” Krime pa dënim” në Kosovë

 

Në kohën që dy kryem inistrat kosovar dhe serb, Thaçi dhe Daçiç po përpiqen të ndërtojnë një dialog me njëri- tjetrin, Beogradi zyrtar ka nisur një ofensivë diplomatike për të demaskuar ” krimet e shqiptarëve ndaj serbëve”. Konkretisht, ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zariç ka shpërndarë dje në media një broshurë informuese ” Krime pa dënim” të qeverisë serbe për ngjarjet e marsit 2004. ” Nëntë vite më parë, në mars të vitit 2004 dhjetëra qytetarë serbë të veriut të Kosovës mbetën të vrarë dhe qindra prej tyre të plagosur prej dhunës së shqiptarëve. Brenda tri ditësh mijëra banorë serbë u dëbuan nga shtëpitë e tyre, 6 qytete dhe dhjetëra fshatra u ” spastruan” etnikisht dhe 35 ndërtesa kishtare ortodokse u dogjën”, thuhet në shtetas serbë mbetën të vrarë njerëz janë rrahur dhe plagosur rëndë shtëpi serbësh dhe romësh u dogjën e u bastisën banorë u dëbuan nga shtëpitë e tyre qytete dhe fshatra u spastruan etnikisht ndërtesa kishtare ortodokse serbe u shkatërruan Varrezat ortodokse u dogjën thuhet në njoftimin e shpërndarë nga ambasadori Zariç

 

Broshura serbe: Dhuna e shqiptarëve kundër serbëve në ngjarjet e marsit 2004

 

9 shtetas serbë u vranë

 

900 janë rrahur dhe plagosur rëndë

 

935 shtëpi serbësh e romësh u dogjën e u bastisën

 

3870 banorë u dëbuan nga shtëpitë e tyre

 

6 qytete dhe 10 fshatra u spastruan etnikisht

 

35 ndërtesa kishtare ortodokse serbe u dogjën e u shkat ndërtesa kishtare ortodokse u dogjënrruan

 

Varrezat ortodokse u dëmtuan.

 

Regjistrat që dëshmojnë prejardhjen e serbëve në kosovë  u dogjën

 

 

 

Për të përkujtuar këtë ngjarje ambasadori Zariç ka shpërndarë në media disa materiale, në të cilat tregohen detaje të asaj periudhe, foto të personave të dhunuar e të ndërtesave të shkatërruara. Në luftën midis Kosovës dhe Serbisë, e cila përfundoi me ndërhyrjen e forcave të NATO- s dhe me çlirimin e Kosovës, e gjithë bota drejtoi gishtin akuzues nga Serbia, dhe kosovarët ishin viktimat e kësaj lufte. Nëpërmjet një katalogu të mbushur me fotografi dhe me informacione, përfaqësuesit e shtetit serb në Tiranë kanë vendosur të tregojnë anën tjetër të medaljes. Sipas tyre kosovarët nuk janë të vetmit që kanë vuajtur. Ata zbulojnë fakte që tregojnë se edhe dhuna mbi popullin serb nga ana e shqiptarëve ka ekzistuar, prej saj ka pasur të lënduar, dhe krimet e tyre kanë mbetur pa ndëshkim. Edhe pse këto materiale përcjellin ngjarje të nëntë viteve më parë, ende sot çështja e veriut të Kosovës ka mbetur e pazgjidhur.

 

 

 

Kryeministrat e dy shteteve Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç prej kohësh kanë zhvilluar disa seanca dialogu me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Bashkimit Europian. Takimi i tyre i fundit u bë në Bruksel para dy ditësh, por ende nuk u arrit një marrëveshje. Çështja e veriut të Kosovës dhe pretendimi i serbëve për të përfituar komuna autonome ka qenë ngërçi, i cili deri tani nuk ka lejuar që të mbyllet një marrëveshje konkrete midis palëve. Për serbët historia me Kosovën ende vazhdon…

 

Sulmi i ushtrisë jugosllave mbi tetë fshatra vrau 885 njerëz më 1999-n dhe tashmë është dokumentuar

 

Ibish Morina përndiqet ende nga kujtimet e 26 marsit 1999, ditën kur forcat serbe lëshuan një sulm mbi fshatin e tij, Landovica në Kosovë.

 

“Të shtënat filluan nga të gjitha anët. Unë dhe familja ime u fshehëm në shtëpinë e familjes Gashi. Unë nuk e di nëse të shtënat erdhën nga një tank i policisë ushtarake apo i ushtrisë, por ishte e tmerrshme”, thotë Morina.

 

“Në një çast, një granatë goditi vajzën time, Njomza, e cila ishte në korridor. Fëmijët filluan të ulërinin dhe të hidhen nga dritaret e shtëpisë. Pastaj bashkëshortja ime pa sesi ata vranë vajzën tonë dhe filloi të ulërinte. I thashë asaj: ‘qetësohu dhe prit. Ne të gjithë do të na vrasin gjithsesi’”, tregon ai.

 

Të gjithë civilët në shtëpi, më shumë se 60 vetë, filluan të vrapojnë në drejtim të pyllit. Ndërsa vraponin, ata ranë pre e zjarrit të dendur dhe 12 prej tyre u vranë, përfshirë nëntë fëmijë.

 

“Ne i lamë trupat e tyre pas nesh. Më vonë dëgjova se ushtarët erdhën të mbledhin kufomat dhe t’i fusin në kamionë”, thotë Morina.

 

Shumica e fshatarëve ikën nga Landovica dhe u përpoqën të fshihen në zonën përreth Prizrenit. Ditën tjetër ushtarët serbë vendosën eksplozivë dhe hodhën në erë minaren e xhamisë së fshatit.

 

Sulmi erdhi në mes të luftës mes forcave jugosllave dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Guerilasit e UÇK-së po luftonin për t’i dhënë fund sundimit të Kosovës nga Beogradi.

 

Qendra Ligjore Humanitare në Beograd të mërkurën publikoi një dosje ku përfshihet dokumentimi më tërësor i këtij sulmi dhe shtatë ofensivave të tjera ushtarake ndaj fshatrave të Kosovës në mars dhe prill 1999, sulme që u ndërmorën nga Brigada 549 e Ushtrisë së Jugosllavisë. Sulmet sollën masakrimin e 885 shqiptarëve.

 

Ushtria tha në atë kohë se arsyeja për sulmin e 26 marsit ishte se dy ushtarë të saj qenë vrarë dhe dy të tjerë ishin plagosur nga UÇK-ja një ditë më parë.

 

Raportet zyrtare të ushtrisë nga vendngjarja thanë se ushtarët kishin shkuar të blinin disa ëmbëlsira në një dyqan. Kur po ktheheshin, ranë në pritë. Dy prej tyre mbijetuan dhe dhanë alarmin.

 

Krime të pandëshkuara në Serbi

 

Sipas Qendrës Ligjore Humanitare, disa nga ata që duhej të përndiqeshin penalisht për sulmet në Serbi nuk janë përballur ende me drejtësinë.

 

“Komanda e brigadës ishte në Prizren, ndërsa komandant ishte Bozidar Deliç. Ata kryen tetë krime masive, dhe deri më sot, asnjë prej tyre nuk është përndjekur penalisht në Serbi për këto krime”, tha drejtoresha e Qendrës Ligjore Humanitare, Sandra Orloviç.

 

Orloviç tha se organizata e saj mblodhi të gjitha të dhënat e lidhura me ngjarjen, përfshirë transkriptin e Gjykatës së Hagës, raporte mjekoligjore dhe dëshmi.

 

“Sulmet e brigadës kishin një karakteristikë të qartë”, tha ajo.

 

“Herët në mëngjes, Brigada 549 bombardoi një fshat të banuar përgjithësisht nga shqiptarët, pas së cilës policia e Serbisë hynte dhe mblidhte të gjithë shqiptarët, burrat vriteshin, ndërsa pleqtë, gratë dhe fëmijët grabiteshin dhe dërgoheshin në kufirin me Shqipërinë. Shtëpive të tyre u vihej zjarri”, tha Orloviç.

 

Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, ICTY, ka përndjekur penalisht zyrtarët më të lartë për krime lufte, përfshirë edhe krimet e kryera nga Brigada 549.

 

Ish-gjenerali i ushtrisë së ish-Jugosllavisë, Dragoljub Ojdaniç, ish-shefi i shtabit Nebojsa Pavkoviç, komandanti i ushtrisë për Korparmatën e Prishtinës, Vladimir Lazareviç, dhe ish-ministri Sreten Lukiç, si dhe ish-gjenerali i policisë së Serbisë, Vlastimir Djordjeviç, u dënuan në vitin 2009 për vrasjet, shpërnguljen dhe trajtimin çnjerëzor të shqiptarëve të Kosovës më 1999-n.

 

ICTY hapi procedurë edhe ndaj ish-presidentit të Serbisë Sllobodan Millosheviç për të njëjtat krime, por për shkak të vdekjes së tij, nuk pati vendim.

 

Gjatë gjyqit të Millosheviçit, disa dëshmitarë të mbrojtur, mes të cilëve edhe ish-anëtarë të Brigadës 549, dëshmuan dhe pretenduan se komandanti i tyre ishte gjenerali Bozidar Deliç.

 

“Ne morëm urdhër për të qëlluar ndaj çdokujt që lëvizte”, tha një nga dëshmitarët me kodin K 41, në gjyqin e Millosheviçit.

 

Deliç, i cili deri vitin e kaluar qe deputet i Serbisë, nuk mohoi kurrë të ishte komandant i brigadës, por ka mohuar të ketë kryer krime lufte.

 

“Unë e dija se çfarë po ndodhte në zonën nën përgjegjësinë time. Isha gjithmonë në vijën e parë të sulmit”, deklaroi Deliç para gjykatës, duke pretenduar gjithsesi se ai “nuk kishte dijeni për vrasjen masive të shqiptarëve”.

 

Në lidhje me sulmin mbi fshatin Landovica, Deliç i tha Komisionit të Serbisë për Bashkëpunim me ICTY, se sulmi u lëshua në kundërpërgjigje ndaj vrasjes së ushtarëve të tij prej UÇK-së.

 

“Unë urdhërova angazhimin e një skuadre të tërë të ushtrisë… dhe urdhërova majorin Nikoliç të dërgonte një tank”, shkroi Deliç në një deklaratë për komisionin, duke shtuar se fshati ishte një bazë për “terroristët”.

 

Për ‘akte heroike’ gjatë luftës në Kosovë, Brigada 549 u nderua nga Millosheviç me medaljen “Heroi i Popullit” për “mbrojtjen heroike të vendit”.

 

Zyra e prokurorit të Serbisë për krimet e luftës tha se Deliç ka qenë nën hetim më shumë se një herë.

 

“Ai kishte një nga postet më të rëndësishme në luftën e Kosovës dhe është marrë në pyetje shumë herë. Gjithsesi, është çështje shumë komplekse për të hetuar përgjegjësinë e një komandanti, pasi një përgjegjësi e tillë nuk ishte parashikuar në ligjet e Serbisë deri në vitin 2005”, deklaroi një burim nga zyra e prokurorit për BIRN.

 

Milomir Matoviç, i cili ka punuar si avokat për shumë raste të krimeve të luftës para Gjykatës Speciale të Serbisë, tha se kjo është thjesht një justifikim.

 

“Është e vërtetë se Serbia nuk ka një ligj, por është Konventa e Gjenevës, të cilën Serbia e ka firmosur. Përgjegjësia e komandantëve është parashikuar nga protokolle specifike shtesë dhe nenet 86 dhe 87”, tha Matoviç.

 

“Prokuroria e Serbisë e përdor Konventën e Gjenevës rregullisht në këto raste, por në mënyrë të përsëritur shmang përdorimin e këtyre neneve specifike në lidhje me përgjegjësinë e komandantëve”, shpjegoi ai.

 

Deri më sot, vetëm tre zyrtarë të lartë janë vënë nën gjykim për krime lufte në Serbi. Orloviç tha se kjo është pasojë e strategjisë së Beogradit për t’i prezantuar krimet e luftës të kryera nga serbët vetëm si incidente të vogla dhe jo të urdhëruara nga shteti.

 

Të tria çështjet e fundit madhore në ICTY kundër komandantëve të kohës së luftës, gjeneralëve kroatë Ante Gotovina dhe Mladen Markaç, tre komandantëve të UÇK-së dhe gjeneralit serb Perisiç përfunduan të gjitha me pafajësi dhe gjykata argumentoi se përgjegjësia komanduese nuk është provuar.

 

Kjo mund t’i japë shans Beogradit të shmangë përndjekjet për zyrtarët e lartë ushtarakë që akuzohen si përgjegjës për krime të tilla si ato kundër fshatrave të Kosovës nga Brigada 549.

 

“Veçanërisht tani, vendimet e pafajësisë nga ICTY mund të përdoren si alibi për mospërndjekjen e njerëzve me rang të lartë”, tha Orloviç.

 

 

 

Krimet në rajonin e Prizrenit

 

Sipas Qendrës Ligjore Humanitare, krimet e kryera nga Brigada 549 e Ushtrisë së Jugosllavisë përfshijnë:

 

65 të vrarë në fshatin Bela Crkva në mars 1999

 

81 shqiptarë të vrarë në Selinë në mars 1999

 

115 shqiptarë u vranë në fshatin Krusha e Vogël në mars 1999

 

204 shqiptarë u vranë në fshatin Krushë e Madhe në mars 1999

 

36 shqiptarë u vranë në Trinjë në mars 1999

 

17 shqiptarë u vranë në Landovicë në mars 1999

 

15 shqiptarë u vranë Ljubizhë Has në prill 1999

 

352 shqiptarë u vranë në Korenie në prill 1999