Albanian Democide (1941-1990) & EU Integration

 ARCT – invited by the Ministry of European Integration to contribute regarding the strategic Document “RoadMap in the process of EU process”.

Based on 5 sectorial priorities, the ROADMAP document includes actions  that the state authorities should undertake before the next discussion on the Albania’s status.

ARCT has prepared a policy paper regarding the current legal, institutional and social status of the former political persecuted – as issues of restorative justice for the group of population which suffered atrocities of persecution during the hardest, or at least one of the hardest communist regimes in Europe.

The case of Albania is a demonstration that without a meaningful restorative justice mechanism(s) the chances for social turbulence and stagnation of democratic development processes is high even 20 years after the change of regime.

The mechanism of denial does not bring sustainable social peace while unconditioned human rights respect needs being enforced and implemented for all societal groups.

The issue of Former Political Persecuted situation in Albania of 2012 did draw attention international community as never before, including State Department, European Commission, European Parliament. Due to a hunger strike in Tirana, the most unfortunate on human casualties on the long history of hunger strikes in this country, international community monitoring democratisation process of Albania formulated recommendations on a rapid inclusion of FPP issue within the integration agenda.

ARCT CALLS FOR ACTION

INTEGRATION OF THE FORMER POLITICAL PRISONERS – NOT A PRIORITY IN THE PROCESS OF EU INTEGRATION

Albanian Rehabilitation Center for Trauma and Torture has been participating in the process of the discussions of the strategic document “RoadMap on the Albania’s priorities in the process of EU integration”. The recommendations and suggestions have articulated the current needs for this special group: socially, economically, culturally excluded from the Albania’s transition from dictatorship to democracy.

ARCT since 1996 has been actively working on the integration of this special group, raising awareness and the importance of redress and reparation form the Albanian state authorities.

ARCT calls for action: integrating the former politically prisoners, hundreds of those who suffer exile and repression, torture and all kinds of democide- means ending this long transition..

PERNDJEKJA POLITIKE NUK PERFSHIHET NE “ROAD MAP MBI 5 PRIORITETET E SHQIPËRISË”- NË PROCESIN E INTEGRIMIT EVROPIAN

 Qendra Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe Torturës shpreh qwndrimin e saj mbi Kapitullin dhe Ndërhyrjet që lidhur me Prioritetin 5 “Mbrojtja e të drejtave të Njeriut”, faqe 65 e ne vazhdim.

Në vështrim të pëgjithshëm, konstatohet se ndërhyrjet e rekomanduara kanë shtjelluar {por jo shteruar} ndërhyrjet në fusha të caktuara si, diskriminimi (përfshi atë me bazë gjinore),  të drejtat e fëmijëve, dhe dhunën në familje, disa ndërhyrje lidhur me të drejtat e minoriteteve rome dhe egjiptiane.

Asnje grup tjetër shoqëror nuk adresohet – duke krijuar idenë se pjesa më e madhe e të drejtave dhe lirive themelore për të gjitha shtresat shoqërore, kulturore, pakicat me nevoja të veçanta, nuk perfshin ish të dënuarit dhe të përndjekturit politikë ,viktima te diktatures 1944-1991 dhe te mbijetuar gjate 1991-2014.

QSHRT prej 20 vitesh ka kontribuar në përgatitjen e skemës ligjore dhe përmirësimin e mekanizmave institucionalë për zgjidhjen e nevojave thelbësore të shtresës së ish të dënuarve e të përndjekurve politikë, të vrarëve e të zhdukurve pa gjyq, të internuarve dhe familjeve të tyre të harruar në “internimin” e tranzicionit të pas-90’s; personave të shpronësuar për shkak të regjimit diktatorial komunist, etj; të cilët kanë të gjithë të drejtën për të konsideruar si SHKELJE të të drejtave të tyre kushtetuese dhe universale mungesën e restituimit të Dinjitetit Njerëzor për rehabilitim social, moral, institucional dhe financiar.

Në vijim, gjeni qëndrimin dhe Rekomandimin e QSHRT dhe partnerëve të saj për këtë çështje: 

Të përndjekurit politikë dhe statusi i munguar social, ekonomik, institucional si VIKTIMA TË TORTURËS:

  fillim të viteve ’90 në Shqipëri, tranzicioni ka prodhuar një shumëllojshmëri të metodave dhe instrumenteve: të tilla si Ligji i Pafajësisë, statusi për ish-të përndjekurit politikë, VKM-të që synojnë rehabilitimin e viktimave, dëmshpërblimi dhe kthimi i pronave, por në shumicën e rasteve u bënë përfitues militantët dhe matrapazët politikë, që konsoliduan pushtetin e tyre ekonomik, pas mbështetjes së sistemit gjyqsor (shembull i dhimbshëm i mos-funksionimit të ligjit mbetet privatizimi i Hotel “Krujës”, i cili kushtoi rreth 2000 vite burg-miniera për 188 te burgosur politikë- padrejtësisht në duart e matrapazëve, ndërkohë që shumica e të burgosurve nuk jetojnë…

 Lidhur me çështjen e Drejtësisë Restauruese dhe integrimin për kategorinë e të përndjekurve politikë dhe familjet/të afërmit e tyre, mekanizmat e drejtësisë dhe institucionet përkatëese nuk duan të angazhohen.

 Rasti i Shqipërisë është një demonstrim se pa një mekanizëm kuptimplotë të drejtësisë restauruese shanset për turbullira sociale dhe ngecja e procesevedemokratike mbeten të larta edhe 20 vjet pas ndryshimit të regjimit. Mekanizmi i mohimit nuk do të sjellë paqe të qëndrueshme sociale, ndërsa respektimii pakushtëzuar i të drejtave të njeriut ka nevojë të  zbatohet për të gjitha grupet shoqërore.

 Shqipëria është ratifikuese e pothuaj të gjitha parimeve universale në mbrojtje të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut. Mund të sjellim në vëmendjen Tuaj: Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile e Politike si dhe Paktin për të Drejtat Sociale e Ekonomike; Konventën kundër Torturës dhe akteve çnjerëzore dhe degraduese, Konventat e Gjenevës dhe të gjitha aktet ndërkombëtare për luftën kundër krimeve të rënda dhe genocidit, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (dhe praktikat gjithnjë në rritje të Gjykatës së Strazburgut).

Asnjë nga këto detyrime ndërkombëtare për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtës së Jetës, të Pronës, {pa}ndëshkueshmërisë e torturës dhe rehabilitimit të viktimës– nuk është adresuar në këtë RoadMap.

 Shqipëria ka nënshkruar, por nuk zbaton Konventën Evropiane për kompensimin e viktimave të krimeve të dhunshme (1983). Sipas Konventës, Qeveria Shqiptare duhet të ketë plotësuar legjislacionin e brendshëm dhe përmirësuar praktikat në lidhje me kompensimin e viktimave të krimeve të dhunshme, por deri më sot asnjë masë nuk është marrë.

 Megjithë zbatimin e të ashtuquajturës “politikë” e dëmshpërblimit për viktimat, praktikisht asgjë nuk është bërë në fushën e drejtësisë restauruese lidhur me adresimin e PAZBATUESHMËRISË së ligjeve të brendshme dhe ndërkombëtare në lidhje me dënimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri. Ligji i amnistisë i 1991-shit krijoi një rreth vicioz për ata që preken nga ligji, duke konsoliduar pengesa ligjore dhe administrative për ish të përndjekurit politikë, ndaj qasjes civile dhe administrative të të drejtave të tyre ndaj gjithë vuajtjeve çnjerëzorë gjatë regjimit komunist. Përveç kësaj, sistemi i drejtësisë ka funksionuar në avantazh të figurave kryesore të regjimit shtypës,  duke u shfrytëzuar me sukses si mjet për sigurimin e amnistive, për rikthimin, posedimin e pasurive të sekuestruara, të drejtën për strehim dhe pensione të posaçme – sikur të bëhej fjalë për heronj e jo për diktatorë dhe torturues.

 Për ironi, Shqipëria sot nuk ka legjislacion që t’i referohet në mënyrë eksplicite ndëshkimit dhe dënueshmërisë së krimeve të regjimit totalitar komunist. Po ashtu, heqja e simboleve dhe titujve të regjimit diktatorial jo vetem qe nuk është realizuar,por ne media eshte duke u ndermare nje fushate ne rritje per te rivleresuar diktatorin..

 Sot Shqipëria nuk ka zbatuar asnjë element të Drejtësisë Restauruese: Sipas të dhënave të mbledhura nga QSHRT (1993-2013) ka më pak se 2,000ish të përndjekur politikë (viktimat të torturës mbi 65 vjet) ende në jetë (gjallë) që jetojnë në kushte dramatike dhe pa një shans për rehabilitim material, moral dhe shoqëror.

 Greva e Urisë e ish të dënuarve e të burgosurve politikë në Shqipëri (2012) tërhoqi vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare si kurrë më parë[1],, duke përfshirë Departamentin e ShtetitKomisionin EuropianParlamentin Europian, dhe organizma të tilla si OSBE dhe Reporteri i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara mbi ekzekutimet jashtëgjyqësore ose arbitrare, Christof Heyns[2]. Për shkak të grevës së urisë në Tiranë (tetor 2012[3]), më të pafat nëviktima njerëzore në historinë e gjatë të grevave të urisë në këtë vend, procesi i monitorimit nga komuniteti ndërkombëtar për demokratizimin e Shqipërisëformuloi rekomandime për një përfshirje të shpejtë të çështjes së përndjekjes politike si pjesë të Axhendës së Integrimit.[4]

Edhe pse nuk u deklarua shkaku i grevës, në Progres -Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë të vitit 2013 përcaktohet: “Një grup i ish-të burgosurve politikë kanë hyrë në grevë urie vjeshtën e kaluar, duke pretenduar mungesat në zbatimin e ligjit të vitit 2007 për kompensim dhe të drejtën e kthimit dhe rehabilitimin e ish- të burgosurve politik dhe personave të persekutuar.[5]

 Raporti i Departamenti të Shtetit SHBA 2012 deklaroi se … ” Nuk ka pasur raporte për të burgosur apo të ndaluar politikë. Ish të burgosurit politikë nën regjimin komunist vazhduan t’i kërkojnë qeverisë dëmshpërblimin. Më 21 shtator, një grup i vogël i ish- të burgosurve politikë nisën një grevë urie në Tiranë duke kërkuar pagesat e papaguara nga qeveria. Gjatë grevës së urisë 31 -ditore , dy protestues në Tiranë dhe një individ i tretë në Pogradec i vënë zjarr vetes për të protestuar refuzimin e qeverisë për të negociuar me protestuesit. Policia e ndaloi me sukses të paktën një përpjekje tjetër nga një protestues për të djegur veten dhe zbatoi kufizimet ndaj lëngjeve që hyjnë në zonën grevë në një përpjekje për të parandaluar më tej vetë-dëmtimet. Pas grevës disa protestuesit njoftuan se qeveria iu dha atyre një pjesë të pagesës. Megjithatë, organizatorët e protestës njoftuan se zyrtarët e sigurimit të shtetit vazhdimisht u kanë monitoruar lëvizjet e tyre, dhe se zyrtarë civile kanë ngacmuar ata dhe familjarët e tyre[6]

 Raporti më i fundit në Këshillin e Përhershëm nga Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri ( 31 tetor 2013 ) deklaroi se “Në fund të shtatorit dhe tetorit 2012, një grup prej rreth njëzet personash ish përndjekurve politikë nisën një grevë urie në një rrugë në qendër të Tiranës , duke kërkuar një pagesë më të shpejtë të kompensimit për viktimat e regjimit komunist. Dy prej sulmuesve i vënë zjarr vetes, edhe pse detajet e sakta janë të diskutueshme, një vdiq. Krahas aktorëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë, Prezenca kërkoi dialog mes qeverisë dhe grevistëve, për të ulur tensionin dhe për të gjetur një zgjidhje të pranueshme. Edhe pse një vendim gjykatë deklaroi grevën të paligjshme, vendimi nuk është zbatuar, Grevistët u vetë-shpërndanëa pas refuzimit të policisë për të lejuar ujin dhe mjekimet në zonën e grevës. Problemet themelore nuk janë zgjidhur përfundimisht, por ka shpresa të forta se qeveria e re do të adresojë këtë çështje[7].

 Qendra Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe Torturës ka qenë e vetmja organizatë që u pranua nga komuniteti ndërkombëtar për negociimin e kërkesave të grevistëve me Presidentin e Republikës. Kërkesat e tyre vazhdojnë të injorohen nga qeveria e re.

  • ·         Kërkohet zbatimin  e ligjeve në fuqi të miratuara për përndjekjen politike
  • ·         Dëmshpërblim i menjëhershëm për personat e mbetur gjallë
  • ·         Strehim për të pastrehët
  • ·         Pension të posaçëm për të gjallët
  • ·         Të burgosurit politikë të quhen si pjesë e Memories historike
  • ·         Përndjekja politike të përfshihet në tekstet e historisë, si pjesë e edukimit
  • ·         Njohja nga shteti i letrave me vlerë

 Të mbijetuarit politikë kanë vuajtur shumë më tepër se sa mesatarja e popullsisë gjatë kësaj kohe. Nuk mund të jetë gabim nëse shoqeria i respekton dhe i nderon ata në një mënyrë veçanërisht empatike dhe bujare. Të përndjekurit politikë kanë nevojë për vëmendjen e të gjithëve – jo si shtresë në nevojë – por si një grupim patriotësh, intelektualësh, klerikësh dhe idealistësh që deshën një Shqipëri Evropiane të emancipuar e demokratike që në vitet ’40.  Shteti shqiptar i detyrohet kësaj shtrese të përvuajtur, jo vetëm përndjekjet dhe torturat në 45 vitet e diktaturës – por edhe 23 vitet e mundimshme të këtij tranzicioni përbuzës. Është ky borxhi i brendshëm për t’u likuiduar, që Shqipëria të jetë demokratike dhe evropiane.

 QSHRT rekomandon “Përfshirjen e shtresave të ish të burgosurve dhe të përndjekurve politikë në këtë Dokument Politik:

Së pari, si një mundësi konkrete për ndërtimin e një Strategjie Kombëtare Multi-Sektoriale për identifikimin, klasikimin dhe dënimin e krimit komunist në Shqipëri dhe INTEGRIMIT TE VIKTIMAVE, sipas statusit të të përndjekurve politikë të vitit 1993 dhe akteve nënligjore në fuqi;

Së dyti, për konsolidimin e Mekanizmave të pavaruar për Kujtesën Historike të Democidit 1944-1991;

Së treti, për garantimin  në mënyrë urgjente të së Drejtës së Jetës për të gjithë ish të dënuarit politikë, që jetojnë ditët e fundit nën “persekutimin institucional” të harresës dhe mjerimit.

 Qendra Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe Torturës thërret për vëmendjen dhe ndërhyrje ndaj Kauzës më të madhe të të Drejtave të Njeriut të Tranzicionit Shqiptar:

 Kryetarin e Shtetit, Presidentin e Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani

Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta

Kryeministrin, Sh.T.Z. Edi Rama

Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Alexander A. Arvizu

Ambasadorin e Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, Sh.T.Z. Ettore Sequi

Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Z. Florian Raunig

Të gjithë Trupin Diplomatik të akredituar në Shqipëri

Komisionin e Venecias

Organizmat e tjerë ndërkombëtare

Median

 

[1]Kombet në Tranzicion, Shqipëri 2013 http://wwwfreedomhouse.org/report/nations-transit/2013/albania

[2]Raporti është një Follow i Raportit të SR, mbi ekzekutimet jashtëgjyqësore ose arbitrare Z. P. Alstonhttp://www.ohchr.org/Documents/HRBodies/HRCouncil/RegularSession/Session23/A.HRC.23.47.Add.4_EN.pdf

[3]  QSHRT ka qenë ndërmjetësi gjatë grevës së urisë,

http://www.ohchr.org/Documents/HRBodies/HRCouncil/RegularSession/Session23/A.HRC.23.47.Add.4_EN.pdf

[4]Deklaratat e ambasadorit amerikan në Shqipëri, Shefi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Pasqyrat e zëdhënësit e Z. Fule, dhe zgjidhjen e fundit të Parlamentit Evropian për procesin e rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE Nations in Transition, Albania, 2013 http://www.freedomhouse.org/report/nations-transit/2013/albania.

[5] EC Progress Report to Albania, 2013, faqe 40,

http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2013/package/al_rapport_2013.pdf

[6] Shih: http://www.state.gov/j/drl/rls/hrrpt/humanrightsreport/#wrapper

[7]Raporti në Këshillin e Përhershëm nga Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri (31 tetor 2013), faqe 3, herë të fundit në dhjetor 2013,  http://www.osce.org/albania/107715

Rreferimi I Z.Agron Tufa, “DEKOMUNISTIZIMI I KURRIKULAVE SHKOLLORE”

MBI DEKOMUNISTIZIMIN E CURRIKULAVE SHKOLLORE

Agron TUFA

Prolog Krahasuar me kulturat e tjera kombëtare të vendeve ish-komuniste, Shqipëria është i vetmi vend, që vijoi pandërprerje trashëgiminë e komunizmit, jo vetëm në elitat politike drejtuese, por edhe në dijet disiplinare të sistemit shkollor, në shkencë dhe kulturë. Për më tepër monopoli në këto fusha të dijes shkollore, që formon perceptimet mbi historinë dhe kulturën, vijon të jetë i monopolizuar nga po ato protagonistë, qarqe e segmente, që i kanë shërbyer me zell propagandës shtetërore të diktaturës.

Click on the link below to read more:

Mbi_dekomunistizimin_e_currikulave.pdf

Krimi komunist nëpërmjet torturës

Në Shqipërinë e djeshme komuniste, diktatura nuk e ka mohuar kurrë aktivitetin e saj. Në vitet e para pas lufte, ushtrimi i kësaj diktature nuk ishte i ligjëruar. Ai ushtrohej haptazi në shkelje të plotë të çdo lirie njerëzore. Proceset e shumta gjyqësore, internimet, zhvendosjet e popullsisë nga njëri vend në tjetrin sollën jo vetëm një dhimbje të madhe, por edhe një deformim të madh social të vendit. Ky kufizim i lirive njerëzore zhvillohej pas kufizimin më të vogël. Ai lidhej drejtpërdrejt me ekzistencën e vetë regjimit, i cili nuk e kuptonte pushtetin e tij pa rënduar fort mbi jetën e të drejtat e “armiqve të popullit”.

Tortura

Tortura ushtrohej nëpërmjet:

  1. Organeve të Sigurimit të Shtetit. Kjo torturë ishte:

A. Psikologjike 

Tortura e tillë ushtrohej mbi të gjithë kategorinë që përbënte kontingjentin e përndjekur. Tortura psikologjike fillonte me trajtimin e keq social të familjes së përndjekur për arsye politike nga gjendja e saj sociale, mosdhënia e të drejtës për studim, caktimi i banesës në vende të largëta e të papërshtatshme, punësimi diskriminues, etj. kategoritë përkatëse ishin:

 

  • Familjet e përndjekura
  • Të internuarit politikë
  • Të burgosurit politikë
  • Kandidatët për t’u rekrutuar nga Sigurimi si informatorë dhe agjentë. Atyre u paraqitej një material komprometues, i cili shërbente si dhunë psikologjike në mënyrë që ata të pranonin rekrutimin në armën e Sigurimit. Bën dallim fakti se vetëm anëtarët e Partisë së Punës që ishin bashkëpunëtorë, nuk rekrutoheshin me material shtrëngues, por vetëm me dëshirë.

Torturë më të specifikuar psikologjike kishin të internuarit dhe të burgosurit. Të internuarit paraqiteshin dy herë në ditë te punëtori i policisë ose i Sigurimit. Ata ishin të detyruar të poshtëroheshin prej popullsisë vendase si njerëz të dorës së dytë e që nuk meritonin të jetonin si gjithë të tjerët. Të burgosurit po ashtu ishin nën torturën psikologjike të komandës së burgut,

operativit të Sigurimit, etj.

Kjo lloj torture ndikonte në deformimin e karakterit njerëzor e shpeshherë në çmendje. Këtë lloj torture pësoi vajza e Tuk Jakovës, së cilës përveçse iu shkatërrua jeta, vuan edhe sot pasojën e pariparueshme.

 

B-Fizike. Tortura fizike ushtrohej nëpërmjet organeve të specializuara si për njerëzit e lirë, ashtu edhe për ata të vënë nën kufizim lirie. Kjo lloj torture drejtohej prej oficerëve të Sigurimit të shtetit, kryesisht nga punëtorët operativë dhe hetuesit e hetuesisë. Më konkretisht:

  • Kandidatët për t’u rekrutuar nga Sigurimi si informatorë dhe agjentë. Viheshin në torturë për të pranuar domosdo rekrutimin si bashkëpunëtorë. Tortura kryhej kryesisht nëpërmjet rrahjes e lëndimeve të mëdha fizike.
  • Të paraburgosurit në hetuesi. Kjo kategori personash torturohej nga hetuesit e hetuesisë. Këtyre u bëhej presion që të pranonin domosdo llojin e fajit për të tjerët si dhe për vete.

Duhet kujtuar këtu se në vitet 1944 – 1974, hetuesia ishte degë, pjesë e Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit, ndërsa në vitet 1974 – 1983 ishte drejtori në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Deri në vitin 1983 hetuesit ishin ushtarakë e pas vitit 1983 ishin civilë.

Organeve të policisë. Kjo dhunë ushtrohej kryesisht nëpërmjet sistemit të burgjeve, por edhe nga vetë punonjësit e kësaj arme. Në sistemin e burgjeve tortura ushtrohej nëpërmjet këtyre formave:

2. Organeve të policisë. Kjo dhunë ushtrohej kryesisht nëpërmjet sistemit të burgjeve, por edhe nga vetë punonjësit e kësaj arme. Në sistemin e burgjeve tortura    ushtrohej nëpërmjet këtyre formave:

  • Nëpërmjet kushteve të këqija të ushqimit, banimit e veshjes.
  • Nëpërmjet caktimit të punëve të rënda fizike në miniera, ndërtim e bonifikime.
  • Nëpërmjet masave disiplinore ekstreme për kushtet e dimrit apo të verës.

Brenda burgjeve, gardianët (policë) ishin ata të cilët torturonin të burgosurit për moszbatim rregullash të brendshme, moszbatim të normës, etj.

Ndërsa për sistemin e internimeve, punëtori i policisë mund të rrihte sa herë të donte të internuarit.

Tortura nëpërmjet ushqimit kishte miratimin e Byrosë Politike të Partisë së Punës të Shqipërisë. Kjo tregonte më së miri se asgjë nuk ishte e paqëllimshme e nuk bëhej pa plan. Në dhembjen e tyre, nuk kishte si të mos kishte pjesë Byroja Politike. Racioni i të burgosurve ishte pjesë e debatit dhe vendimmarrjes së Byrosë Politike. Edhe me një gjë kaq të panevojshme merrej organi më i lartë ekzekutiv i PPSH-së. Kjo sigurisht bëhej për shkak të luftës së klasave që duhej mbajtur kurdoherë në nivel të lartë. Mjafton të përmendet si shembull mbledhja e Byrosë Politike e datës 2 qershor 1952, në të cilën në pikën 5 u diktua “Mbi shtimin e racionit të ushqimit të burgosurve”.  U vendos që vendimi për ushqimin e të burgosurve të jetë në fuqi vetëm për bukën.

 

3. Hetuesia e përgjithshme

Pas vitit 1983, Hetuesia e Përgjithshme ishte organ në varësi të Kuvendit Popullor. Ajo kishte degë të në gjitha rrethet. Hetuesit, tashmë civilë ishin torturues e shpikës torturash. Përgjithësisht hetimet zhvilloheshin pranë degëve të punëve të brendshme ku ishin qelitë, por edhe brenda godinave të hetuesisë. Nuk përjashtohej mundësia e përdorimit dhe e vendeve të tjera.

 

4. Organizatave të masave

Organizatat e masave si Bashkimi i Rinisë së Punës së Shqipërisë, Fronti Demokratik, Bashkimet Profesionale, ushtronin torturë psikologjike të vazhdueshme mbi personat e pikëtuar prej tyre. Kjo torturë vazhdonte deri në pikën kur punën e vazhdonin organet e specializuara.

Vendet e ushtrimit të torturës:

Kampet tela me gjemba Ishin vende të rrethuara me tela me gjemba në të cilat vuanin një dënim administrativ personat kundërshtarë të regjimit, kryesisht fëmijë, pleq e gra. Funksionuan në vitet 1945 – 1953. Kampe të tilla ishin në Krujë, Berat, Tepelenë, Porto – Palermo, etj. Degët e punëve të brendshme ose hetuesitë. Ishin vendet ku zhvillohej tortura psikologjike dhe ajo fizike gjatë paraburgimit. Burgjet: Ishin vendet ku vuhej dënimi i dhënë nga gjykatat. Sistemi i burgjeve ishte ndërtuar në qytetet kryesore. Karakteristikë e përbashkët e tyre ka qenë mbipopullimi. Të burgosurit qëndronin në hapësira të ngushta në mënyrë që depresionin ta kishin sa më të madh. Dalja në WC bëhej shumë e kufizuar. Kampet e punës Ishin vende të rrethuara ose miniera në të cilat bëhej shfrytëzimi i punës së të dënuarve politike. Të tilla kanë qenë kampet në këneta, fabrika e uzina në ndërtim, miniera si Spaçi, Qafë – Bari, etj. Zonat e internimit Ishin zona të përcaktuara për vuajtjen e dënimin administrativ të dhënë nga komisioni i internim – dëbimeve. Zonat më të njohura ishin ato të Fierit, Lushnjës, Vlorës e Beratit, por në të vërtetë e gjithë Shqipëri kishte fshatra për këtë qëllim. Punohej kryesisht në kooperativa bujqësore. Zonat e dëbimit Ishin zona të përcaktuara për vuajtjen e dënimin administrativ të dhënë nga komisioni i internim – dëbimeve. Në dallim nga rasti i parë, personi mund të lëvizte në disa rrethe pa qenë nevoja të bënte kontrollin e përditshëm te punëtori operativ apo ai i policisë. Llojet e torturës 1-Rrahje me dru, deri në shkaktimin e plagëve Është torturë klasike e përgjithshme e bërë në hetuesi nga oficerët e Sigurimit e ndihmësit e tyre. Kjo torturë konsiston në goditjen me dru ose thupra (drunj të vegjël) të të pandehurit në kokë ose pjesë të trupit. Është përdorur masivisht kundër të gjithë të pandehurve apo personave të kapur sekret nga Sigurimi. Kjo lloj torture konsiston në goditjen e drejtpërdrejtë e të menjëhershme me një mjet të fortë. Ka qenë një torturë e “thjeshtë” që nuk kërkonte shumë kushte apo mjete. 2-Kruarje e plagëve të qelbëzuara me dru Zhvillohej kur kishte avancuar faza e torturës dhe kishin filluar të zinin kore. Nga kjo torturë e rëndë ka vdekur në vitin 1947 Loni Adam, ish funksionar i ambasadës amerikane, ndërsa trupin kishin filluar ta hanin krimbat. Kjo lloj torture mund të kalonte deri në çmendjen e personit nga dhimbja e madhe. 3-Shpimi i mishit me tel të djegur Ka qenë torturë barbare e përdorur sidomos vitet e para. Personit i ngulej një tel e nxehur në mish e cila depërton lehtësisht mbi mish e nga kjo kalon drejtpërdrejt në kockë. Prekja e kockës kishte pasoja të rënda sepse kalonte ose në humbjen e jetës, pasoja të rënda në shëndet, por edhe në çmendje. Nga përdorimi i kësaj torture ka vdekur avokat Muzafer Pipa në tetor 1946. 4-Përdorimi i rrymës elektrike në veshë e në trup Ka qenë teknikë e përdorur nga sigurimi dhe hetuesia. Përdorimi i madh i kësaj metode ka çuar në çmendje shumë persona. Rryma elektrike kalonte në trupin e personit të marrë të pandehur në mënyrë që ai të thyhej për të pranuar procesin ose treguar gjëra në kurriz të të tjerëve. 5-Futja e kripës në mish Përdorej për të acaruar gjendjen e të pandehurit. Kjo lloj torture përdorej në rastin kur plagët kishin përparuar. Përdorimi i kësaj torture kishte efekte psikike të forta, duke kaluar shpesh edhe në çmendje. 6-Lënia në ujë të ftohtë apo në fuçi uji Ishte koha kur i pandehuri nuk pyetej. Trupi i lihej në një pellg me ujë në dimër në mënyrë që të kishte pasoja në shëndet. Pasojat ishin në dobësim zemre, mushkëri të sëmura, etj. Po ashtu personi vendosej në një fuçi uji. Kjo metodë përdorej kryesisht kur ishte gati ta zinte gjumi si dhe në orën e gjumit. 7-Lënia pa bukë deri në vdekje Është një torturë e përdorur në hetuesi, por në raste speciale edhe në burgje. Ka ndodhur p.sh. me ish kryeministrin Kostaq Kotta që vdiq në burgun e Burrelit në vitin 1948. 8-Lënia pa bukë për disa kohë Përdorej në hetuesi dhe në izolim në burgje. Përdorimi i kësaj torture synonte thyerjen e të pandehurit në mënyrë që ky të mendonte se jetën e kishte të shkurtër. 9-Lënia zhveshur në të ftohtë Përdorej në hetuesi dhe pothuaj në burgje si masa disiplinore. Kjo lloj torture kishte edhe efekte psikologjike për nga fotografimi i pamjes kur i dënuari lihej të shikohej nga të burgosur të tjerë. 10-Jeleku Përdorej si mjet ndihmës për të rritur efektin e torturës. Muço Sali deklaronte: “Janë vënë në jelek dhe me një dru në mes të duarve dhe të këmbëve vareshin në dy stola, gjë që i bënte njerëzit si breshkë, duke i shkaktuar dhimbje të mëdha”. Jepej ideja sikur njeriu ishte vendosur në hell në t’u pjekur. 11-Dinamit në trup Vendosja e dinamitit në trup kishte efekt në zemër dhe në tru. I pandehuri kërcënohej se do hidhej në erë. Oficeri i sigurimit vazhdimisht mbante shkresën në dorë duke dhënë përshtypjen se mund ta ndizte fitilin. Rriste stresin dhe akthin me shpejtësi të madhe, duke kontribuar në sëmundje të rënda e të pashërueshme. 12-Shtrëngim i gjinjve me pinca Një torturë e përdorur te meshkujt, linte pasoja në lëkurën e mishin personit që torturohej. Përdorej sepse gjinjtë si gjëndra lëshonin efekt të fortë dhimbjeje. 13-Futja e të pëgërëve (jashtëqitjes) në gojë Është shumë vitet e para sidomos ndaj klerikëve që mbanin mjekër. E kanë përdorur ndaj sheh Ibrahim Karbunarës. Jo vetëm që të shkaktonte dhimbje nga era e keqe, por grumbullonte edhe mizat. 14-Varje me kokë poshtë Është përdorur rëndom ndaj personave të akuzuar për krime shumë të rënda politike. Ka qenë ndër torturat më rraskapitëse e cila linte pasoja të mëdha mendore. 15-Lidhje me lin Lidhja me fijet e linit shkaktonte vija në trup të një njeriut. Kjo lloj lidhje shkaktonte deformime të cilat i shiheshin personit gjatë gjithë jetës. 16-Lënie në diell Përdorej si torturë për të burgosurit e për të paraburgosurit, në degë të punëve të brendshme ose në kampe pune. Nuk përdorej në burgje. Në kampe, i dënuari lihej në diell, kryesisht muajt e verës, në vendet ku punohej. Kjo jo vetëm për t’i shkaktuar torturë, por edhe për të shërbyer si shembull për të tjerët. 17-Maçoku në tumane Përdorej kryesisht ndaj femrave. Maçoku futej brenda tumaneve të femrës dhe pastaj goditej me dru nga jashtë. Përpjekja e maçokut me thonjtë e tij për të dalë nga kjo gjendje, shkaktonin dhimbje të mëdha te femra që kishte veshur tumanet. 18-Përgatitje e varrit Përdorej në dy forma: e para, para një varri të hapur ku bëhej gati improvizimi i vrasjes së të dënuarit dhe e dyta kur i pandehuri hapte vetë varrin ku mendohej se do varrosej. 19-Arma në gojë Mjet presion që zhvillohej shpesh gjatë hetuesisë. I pandehur kërcënohej se do vritej nëse nuk tregonte. 20-Tentativë për çnderim të vajzës I bëhej drejtpërdrejt personit të pandehur ose shërbente si mjet presioni ndaj tij kur i sillnin një femër të familjes si gruan, vajzën, etj. 21-Djegia e organeve seksuale Përdorej djegia me benzine, e provuar ndaj Alfred Ashikut nga oficeri Cole Bashari. 22-Rrahja me kamxhik Përdorej me kamxhikët e kafshëve. Kamxhiku u lëshohej në qafë të pandehurit në formën e një gjarpri që mblidhet shpejt rreth një peme. Por përdorimi i kamxhikut përdorej edhe si rrahje e drejtpërdrejtë në vend të drurit. Pasojat ishin të mëdha si në dëmtim të mishit, engëve të gjakut, etj. 23-Lëshimi i pikës së ujit në kokë I pandehuri lidhej në një tavolinë dhe nga tavani i lëshonin periodikisht pika të forta uji që binin rëndë në kokë. 24-Vendosja e mangallit në vapën e gushtit I futej në qeli të pandehurit në kulmin e vapës, në temperatura të larta të verës. (dëshmi e Xhevat Xhafës). Kjo lloj torture i shkaktonte të burgosurit një siklet të madh, djersë pa fund e dobësim të mëtejshëm. 24-Lënia në këmbë Përdorej për të lodhur e sëmurë të pandehurit. Shkaktonte sëmundjet e kockave, mesit etj. 25-Lënia për të fjetur mbi çimento. Përdorej në hetuesi dhe në biruca gjatë vuajtjes së masës disiplinore. 26-Shkaktimi i etjes dhe mbushja e gojës me kripë. Përdorur nga hetues Irakli Kocani. 27-Lidhja me hekura në mur e lënia për disa ditë ashtu Është përdorur nëpër qeli ndaj të paraburgosurve. Ka shkaktuar dhimbje kockash e organesh të brendshme. 28-Detyrimi për të kënduar natën Vendosej muzika për të zhdukur zhurmat ose shumë të pandehur detyroheshin të këndonin natën. “Detyroheshin të këndonin si gjela dhe të kakarisnin si pula, siç i është bërë Islam Radovickës, nga sigurimi i ushtrisë”. 29-Futja në biruca të errëta Dëshmi: “Futnin nëpër biruca të errëta nga një njeri dhe në mesin e natës një tjetër ishte porositur të bënte si qen, të ulërinte dhe të kafshonte të burgosurin tjetër”. 30-Lyerja me marmelatë Dëshmi: “Janë lyer me marmelatë në sy, veshë e hundë dhe kanë vënë një tjetër për t’i lëpirë”. 31-Shurdhimi Vënia në stres të përgjithshëm duke shkaktuar zhurma të pandërprera. Kjo torturë është provuar e kryer në burgun e Burrelit. 32-Përdorja e tymit brenda qelive Shkaktohej nga djegia e materialeve të ndryshme e futja e tymit të tyre nëpër qeli. Provohet e kryer në burgun e Burrelit. 33-Futja në arkivol Mjet presioni për të pranuar procesverbalin e hetuesisë. I pandehuri mbyllej brenda arkivolit për disa minuta ose orë, duke i krijuar përshtypjen e vdekjes. 34-Goditja me pëllëmbë e me shqelma Ka qenë tortura më e përhapur dhe fillestare. Ajo ushtrohej nga hetuesit si fazë e parë e torturës psikologjike. Hetuesi e përdorte për të thyer të pandehurit e dobët në mënyrë që të pranonte sa më shpejt procesin. 35-Hedhja nga lartësia Torturë e përdorur shpesh në hetuesi, sidomos ndaj moshave të thyera. Shpesh herë prej kësaj torture, të proceduarit kanë vdekur.

Teknikat e torturës

Një dokument i vitit 1951 që tregon se edhe pas vitit 1948, hetuesia ka vijuar teknikat e torturës për të cilat u akuzua Koçi Xoxe. Hetuesi propozon pa asnjë bazë ligjore torturimin e të pandehurit pasi nuk kishte garanci se ai do pranonte ato që kishte vendosur hetuesia.

Foto Bala

Foto Bala ka qenë një prej të dënuarve në gjyqin e parë të deputetëve në vitin 1947, gjyq i cili pati disa të pushkatuar. Shok i Enver Hoxhës gjatë studimeve në Francë si dhe në liceun e Korçës, Foto Bala iu nënshtrua në hetuesi, torturave të shumta. Kjo deklaratë e nënshkruar prej tij flet pikëtisht për ushtrimin e kësaj torture.

Posters

Shqiperia 1945-1990 Diktatura e Proletariati

Genocidi komunist

Sunduesit e regjimit komunist ne Shqiperi